Dr. Tanja Angjusheva
Specialiste në mjekësinë interne në “Zhan Mitrev Clinic”
Subspecialiste në kardiologji

Në muajin kushtuar shëndetit të gruas, duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur parandalimit dhe rreziqeve që kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Edhe pse sëmundjet e zemrës shpesh mendohen si një problem i burrave, statistikat tregojnë se numri i grave që vdesin nga sëmundjet e zemrës është çdo vit më i lartë në krahasim me burrat. Tek gratë, probabiliteti i vdekjes nga problemet e zemrës është 6 herë më i lartë se vdekja e shkaktuar nga kanceri i gjirit.

Sëmundjet e zemrës vrasin më shumë gra mbi moshën 65 vjeç sesa të gjithë kanceret së bashku.

Reklama

Simptomat e sëmundjeve të zemrës tek gratë janë të ndryshme nga simptomat që shfaqen tek burrat. Për fat të mirë, gratë mund të ndërmarrin hapat e duhur drejt detektimit të këtyre simptomave dhe mund të fillojnë me parandalimin e sëmundjes.

Reklama

Cilat janë simptomat e atakut kardiak te femrat?

Si tek gratë ashtu edhe tek burrat, simptoma më e zakonshme e atakut kardiak është dhimbja, presioni ose shqetësimi në gjoks/kraharor. Por dhimbja zakonisht nuk është aq e fortë dhe për këtë arsye nuk konsiderohet si një simptomë tipike tek gratë. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa se burrat të kenë shenja dhe simptoma që nuk lidhen me dhimbjen e kraharorit.

Reklama

Të tilla janë:

-parehati në qafë, shpatulla, stomak;
-mungesë ajri;
-të përziera ose të vjella;
-ënjtje të gjymtyrëve;
-marramendje dhe errësirë para syve;
-lodhje e pazakontë.

Shumë gra, për faktin se simptomat e tyre nuk kanë qenë tipike për një atak në zemër, paraqiten në qendrën urgjente pasi të kenë ndodhur më shumë dëmtime në zemër.

Reklama

Gjëja e rëndësishme që duhet të mbani mend është: Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga simptomat e përmendura më lart ose mendoni se po përjetoni atak në zemër, kërkoni ndihmë menjëherë! Mos shkoni vetëm në spital!

Cilët janë faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës tek gratë?

Reklama

Megjithëse faktorët më të njohur të rrezikut për sëmundjet koronare të zemrës, si kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti, prekin si burrat ashtu edhe gratë, ka faktorë të tjerë që mund të luajnë një rol më të madh në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës tek gratë. Për shembull:

– Sindromi metabolik – grumbullimi i yndyrës (dhjamit) në zonën e barkut, presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i glukozës në gjak dhe trigliceridet e larta. Këta faktorë rreziku janë më karakteristikë për gratë sesa për burrat.
– Stresi mendor dhe depresioni ndikojnë më shumë në shëndetin e zemrës tek gratë.
– Pirja e duhanit është një faktor rreziku më i madh tek gratë sesa tek burrat;
– Nivelet e ulëta të estrogjenit pas menopauzës janë një faktor rreziku i lart për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare të enëve të vogla të gjakut.

Reklama
Reklama

Cila është mosha kritike për sëmundjet e zemrës tek gratë? A duhet të shqetësohen vetëm gratë e moshuara?

Të gjitha gratë e të gjitha moshave duhet t’i marrin seriozisht sëmundjet e zemrës. Statistikat botërore konfirmojnë se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes tek gratë mbi 65 vjeç. Por është gjithashtu fakt se ato janë shkaku i tretë kryesor i vdekjes tek gratë e moshës 25 deri në 44 vjeç dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek gratë e moshës 45 deri në 64 vjeç. Nga ana tjetër, gratë që janë nën moshën 65 vjeç dhe kanë një histori familjare të sëmundjeve të zemrës, duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë faktorëve të rrezikut përgjegjës për sëmundjet e zemrës.

Reklama
Reklama

A është depresioni një faktor i veçantë rreziku për sëmundjet e zemrës tek gratë?

Depresioni është dy herë më i zakonshëm tek gratë sesa tek burrat dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me dy deri në tre here më shumë. Depresioni e bën të pamundur mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm. Prandaj, nëse jeni duke përjetuar simptoma depresive si: humbje e interesit për aktivitetet e përditshme, ndjenja e mungesës së shpresës ose ndryshime të pashpjegueshme në peshë, sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj.

Çfarë mund të bëjë çdo grua për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

Reklama

Ka disa ndryshime në stilin e jetës që mund të bëni. Ato janë të thjeshta dhe do t’ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës:

Reklama

• Kryeni ushtrime të paktën 30 minuta në ditë;
• Ruani një peshë trupore të shëndetshme;
• Ndaloni pirjen e duhanit;
• Konsumoni ushqime që kanë përmbajtje të ulëta të yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe kripës.

depositphotos

Çfarë lloj ushtrimesh duhet të bëni për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

Ju duhet të bëni ushtrime të moderuara, ecje të shpeshta për 30-60 minuta në shumicën e ditëve të javës. Nëse nuk mund t’i kryeni të gjitha ushtrimet njëherësh në një seancë, është mirë që ushtrimet t’i ndani në disa aktivitete fizike prej 10-15 minutash për seancë.

Reklama

Ka ndryshime të vogla që mund të bëni për të rritur aktivitetin tuaj fizik gjatë gjithë ditës. Mund të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Ecni ose përdorni biçikletën për shëtitje. Bëni ushtrime të vogla për qarkullimin e gjakut ndërsa shikoni TV.

Reklama

Çfarë nënkupton pasha e shëndetshme trupore?

Ajo që konsiderohet si një peshë e shëndetshme trupore është individuale për çdo person. Por mbajtja e një indeksi normal të masës trupore (BMI) është e dobishme. Kjo masë (BMI) ju tregon nëse keni një përqindje të shëndetshme apo jo të shëndetshme të yndyrës në trup. Një BMI prej 25 ose më shumë mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës. Duke humbur vetëm disa kilogramë, ju mund të ulni presionin e gjakut dhe të mbroni veten nga zhvillimi / shfaqja e diabetit, të dy faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Reklama

A është trajtimi i sëmundjeve të zemrës i ndryshëm për gratë?

Tek disa gra, pllakat (depozita) formohen në mënyrë të barabartë përgjatë gjithë gjatësisë së mureve të enëve të gjakut, që do të thotë se ato nuk mund të trajtohen duke përdorur procedura të tilla si angioplastika dhe stentimi. Pra, tek grate trajtimi me medikamente do të japë rezultate më të mira se angioplastika apo stentimi.

Reklama

Disa medikamente të zemrës si trombolitikët janë më efektivë tek gratë sesa tek burrat. Aspirina është e dobishme si për burrat ashtu edhe për gratë, por ka dallime në aplikimin e terapisë si te burrat ashtu edhe te gratë. Te gratë terapia me aspirinë funksionon më mirë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, ndërsa te burrat në uljen e rrezikut të sulmit në zemër.

A duhet të marrin gratë aspirinë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës?

Rekomandimet nga Shoqata Amerikane e Zemrës inkurajojnë gratë që të jenë më agresive në reduktimin e faktorëve të rrezikut për atakun në zemër dhe goditjen në tru. Rekomandimet tregojnë se gratë duhet të konsultohen me mjekun e tyre për marrjen e aspirinës, duke marrë parasysh faktorët individualë të rrezikut për atakun në zemër dhe goditjen në tru. Sa më i lartë të jetë rreziku, aq më të mira janë efektet e marrjes së aspirinës, por aq më i lartë është rreziku i gjakderdhjes.

Reklama

Për të marrë trajtimin e duhur sipas nevojave tuaja individuale, ju këshillojmë të konsultoheni me kohë me një nga kardiologët e Zhan Mitrev Clinic.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484 / Zhan Mitrev Clinic