LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Policia t’i mbrojë gazetarët nga sulmet ndaj tyre (Video)

Selmani: Policia t’i mbrojë gazetarët nga sulmet ndaj tyre (Video)

Kryetari i SHGB-së, Naser Selmani, ka patur takim me ministrin e punëve të brendshme, Agim Nuhiu, me të cilin kanë diskutuar për protestat e mbrëmshme ku janë sulmuar dy gazetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipa NovaTv, Selmani e ka alarmuar ministrin Nuhiu, duke i thënë se është rrezikuar siguria e gazetarëve dhe ka kërkuar që policia t’i mbrojë gazetarët nga dhunuesit, pasi që mosreagimi serioz i MPB-së dhe institucioneve tjera mund të sjellë pasoja më serioze për jetën e gazetarëve.


”E luta ministri që të dërgojë letër te të gjithë pjesëtarët e policisë, në protesta të kenë kujdes për sigurinë e gazetarëve. Përgjegjësia nuk do të thotë vetëm sanksionimi për vepra penale, por edhe të parandalojnë që të mos vijë në sulme të gazetarëve”, tha Naser Selmani pas takimit./Telegrafi/