LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Policia duhet të mësoj se në protesta gazetarët nuk janë armiqtë e tyre (Video)

Selmani: Policia duhet të mësoj se në protesta gazetarët nuk janë armiqtë e tyre (Video)

Policia duhet të se gazetarët në protesta nuk janë armiqtë e tyre por janë të njëjtë si ata zyrtar profesional të cilët duhet t’i mbrojnë nëse sulmohen nga protestantët. Atë mbrojtje e meriton në pajtim me të drejtat vendore dhe ndërkombëtare, tha kryetari i Shoqërisë për Gazetarë në Maqedoni (SHGM), Naser Selmani, në punëtorinë e sotme për sigurinë e gazetarëve gjatë kohës së ngjarjeve me rrezik të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sigurisht se gazetarët janë në prioritet të lartë, jemi të një zëshëm me partnerët tanë se dhuna ndaj punëtorëve të mediave është praktik e pa pranueshme për një vend demokrat”, tha Selmani.


Sipas kryetarit të SHGM-së, qëllimi i trajnimit të përbashkët për siguri të gazetarëve për ngjarjet me rrezik të lartë të organizuar nga OSBE, MPB dhe SHGM është ndërtimi i mekanizmave institucional për të siguruar ambientin gjatë punës së gazetarëve. /Telegrafi/