LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Ivanovi suspendoi Kushtetutën (Video)

Selmani: Ivanovi suspendoi Kushtetutën (Video)

Për ish-politikanin Imer Selmani, Ivanovi është duke vepruar sikur të jetë pronar i shtetit, e jo kryetar, dhe thekson se, Ivanovi do t’i qëndrojë deri në fund besnik vendimit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përgjegjësia më e madhe për sanksionimin e veprimit antikushtetues të presidentit sipas Selmanit bie mbi qytetarët dhe shumicën e re parlamentare të cilët duhet të iniciojnë nismë për shkarkimin e Ivanovit.


”Ivanov sillet si pronar i Maqedonisë jo si kryetar i vendit. Ka suspenduar të gjitha nenet kushtetuese që japin detyrat dhe obligimet atij si kryetar dhe sillet si diktator i cili i jep të drejtën vetvetes se kujt i jep pushtet për të bërë Qeverinë e re dhe kujt jo. Ai ka suspenduar Kushtetutën dhe bazën themelore të demokracisë me faktin që nuk i jep mandatin shumicës së re parlamentare që ka 67 nënshkrime të bëjë Qeverinë dhe kjo nuk do të pritet nga unë apo shumica e qytetarëve se ai do të zbusë qëndrimet.

Në këtë drejtim duhet tani veç më kur 2/3 e parlamentit nuk mund të bëhen bashkë që të ngrenë një iniciativë për shkarkimin dhe përgjegjësinë e tij para Gjykatës Kushtetuese mendoj se është pjekur situata që qytetarët të organizohen me partitë politike të shumicës së re, opinioni kritik ndaj kësaj situate që shkatërron vendin për mbledhjen e nënshkrimeve dhe referendum për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të shtetit”, deklaroi për Alat-M, Imer Selmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori