LAJMI I FUNDIT:

Selimi ua ndalon hyrjen ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë

Selimi ua ndalon hyrjen ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme, javën e kaluar nuk i ka dhënë lejen për hyrje në Kosovë ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviq.

Zëvendësministri Petrit Selimi, tashmë e ka nënshkruar edhe një ndalesë të përgjithshme për hyrje të ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë – për shkak të fshehjes së krimeve të luftës.


Selimi ka cituar raportet e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Helsinki Watch, dhe organizatave të tjera që kanë dokumentuar sabotimin që ka bërë Serbia në proceset gjyqësore për krimet ndaj shqiptarëve. /Zëri/