LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Të paguhet borxhi ndaj Policisë (Video)

Selimi: Të paguhet borxhi ndaj Policisë (Video)

Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për rritjen e pagave për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë, ka nxitur zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Behar Selimi të kërkojë nga shefi i ekzekutivit të mendojë edhe për Policinë e Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress, Selimi flet edhe për akuzat që i janë bërë Policisë, të cilat i quan jo të ndershme, derisa rreth mbajtjes së zgjedhjeve, ai thotë se kur ngec vendimmarrja duhet t’i drejtohen popullit.


Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, thotë se ai i gëzohet çdo rritje të pagave, në qoftë se nuk është pjesë e ndonjë para fushate elektorale, porse ka sugjeruar kryeministrin që të mendojë edhe për ngritjen e pagave të Policisë së Kosovës.

“Dua të besoj në atë që tha kryeministri nënkupton edhe rritje të pagave për Policinë e Kosovës, e nëse nuk nënkupton, unë mendoj që do të duhej në proces e sipër, në proces të kalkulimeve financiare të futej edhe rritja esenciale, serioze, rritja në Policinë e Kosovës kur në vazhdimësi institucionet tona dhe ndërkombëtare e lavdërojnë Policinë e Kosovës, e konsiderojnë si Policinë më të suksesshme në rajon. Këto lavde ka ardhur koha të materializohen me mbështetje konkrete financiare”, tha Selimi.

Sipas tij, e para që duhet bërë nga kreu i ekzekutivit është që t’ua paguajë orët shtesë të policëve, që ende s’iu janë paguar, e që është obligim ligjor, si dhe gjetjen e një zgjidhje për sigurimet shëndetësore.

“Pra meqë kemi një fond për rritje do duhej të gjejmë një fond brenda organizatës buxhetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë që të gjejmë një zgjidhje për sigurim shëndetësor, pastaj të mendojmë edhe për pagesën e orëve shtesë të Policisë. Deri më tani kam marrë informacion se Qeveria nuk ka arritur të paguaj rreth 630 mijë orë shtesë të punës që kanë bërë policët e Kosovës, këto orë shtesë jemi dëshmitar, janë si rezultat i shumë aktiviteteve të mëdha politike dhe të sigurisë që janë zhvilluar në Kosovë. Pastaj, edhe të shumë kërcënimeve që Policia e Kosovës, bashkë edhe me inteligjencën e Kosovës iu ka bërë ballë. Pra gjitha këto parandalime të rreziqeve janë bërë me punë shtesë, ndërkohë që kjo punë shtesë nuk është paguar. Puna shtesëë shtë obligim ligjor, është dhënë sugjerimi që puna shtesë të kompenzohet me ditë pushimi, unë nuk mendojnë që është e drejt dhe ligjore, por edhe sikur të ishte alternativë nëse organizata policore do t’u përgjigjej me kompensim me pushime 630 mijë orë punë shtesë, i bie dy apo tre muaj Kosova të mbetet pa policë, derisa ata t’i realizojnë pushimet për shkak të orëve shtesë”, theksoi ai.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Selimi nuk mendon se Qeveria ka lënë anash Policinë e Kosovës, pasi vazhdimisht e kanë vlerësuar punën e Qeverisë dhe kërkesat buxhetore të Policisë janë përmbushur. Megjithatë, ai ka bërë thirrje që të mos bëhen shkurtime buxhetore për mallra dhe shërbime tek Policia e Kosovës, ani pse pajtohet që në sektorët tjerë duhet të bëhen shkurtime të tilla, pasi tek Policia mallra dhe shërbime nënkuptojnë shërbimet operacionale.

Ish-drejtori i PK-së, ka folur edhe për akuzat që i janë bërë Policisë së Kosovës nga opozita por edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, policë të inkriminuar në krime, duke i quajtur ato jo të ndershme.

Ai e pranon se edhe në kohën e tij ka pasur korrupsion, por gjithmonë ka pasur një sistem që e ka luftuar korrupsionin. Sipas tij, korrupsion mund të ketë sot, mund të ketë edhe nesër dhe se ky nuk është lajmi, porse lajmi është nëse nuk luftohet korrupsioni.

Selimi ka folur fjalë të mira edhe për shefin e tij në Ministri, ministrin Skënder Hyseni, sipas të cilit mund të jetë nga ministrat e rrallë në Ballkan që e ka kuptuar se ai nuk është komandanti i Policisë, por është udhëheqës politikë i policisë.

Ndërsa, duke folur për kërcënimet që i vijnë sigurisë së Kosovës, Selimi ka vlerësuar se kërcënimet me të mëdha vijnë nga terrorizmi dhe shteti fqinjë Serbia.

“Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar edhe nga radikalizmi, ekstremizmi, terrorizmi, për më tepër vazhdon të jetë e kërcënuar nga ndërhyrjet në sovranitetin tonë nga Republika e Serbisë në mënyra të ndryshme. Duhet ta kuptojmë që përballë këtij kërcënimi, deri më tash institucionet tona të sigurisë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare por që bajrakun e kanë pas institucionet tona në shumicën e rasteve. Ky është lajm i mirë për Kosovën, pavarësisht këtyre kërcënimeve, ato nuk kanë arritur të shndërrohen në rrezik, kanë qenë kërcënime, jemi përballë me to, kemi bërë parandalime të sulmeve serioze mbase, në të dyja aspektet, si nga drejtimi i Serbisë që na kanë ardhur provokimet deri me trenin e famshëm etj. Sistemi jonë politik, juridik dhe i sigurisë ka arrite të përballet mirë dhe të mos i lejoj që ato kërcënime të shndërrohen në rrezik me pasoja”, shtoi ai.

Sipas tij, si territor nuk beson se është e rrezikuar Kosova, pasi akoma NATO-ja është në Kosovë e cila është e mandatuar për ruajtjen e sigurisë dhe kufijve, por ai thekson se procesi i shtetformimit duhet të përmbyllet me krijimin e ushtrisë, përkatësisht shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Selimi beson se këtë vit do të ketë përmbyllje të procesit të krijimit të ushtrisë në qoftë se nuk do të ketë zgjedhje, derisa thotë se nuk ka pasur nevojë ndryshimi i Kushtetutës për formimin e ushtrisë në kuptimin kushtetues-juridik.

Duke parë situatën aktuale politike në vend, ish deputeti i PDK-së, thekson se era e zgjedhje po vije, edhe pse e quan shpenzim të tepërt për vendin mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas tij, kur nuk ka vendimmarrje duhet t’i drejtohen popullit.

“Në situatën kur institucionet politike kryesore të vendit bllokohen, sidomos Kuvendi dhe nuk mund të merren vendime esenciale prej të cilave varet direkt jeta e qytetarëve, e vetmja zgjidhje është të shkojmë dhe ta pyesim popullin, jemi ne apo ata që e kanë pushtetin, përkatësisht qeverisjen. Prandaj mendoj se në momentin që bllokohet vendimmarrja politike esenciale në Parlament, eventualisht në Qeveri dhe nuk funksionon si duhet raporti Qeveri-Parlament, atëherë duhet me dalë me pyet popullin, pasi që nuk ka asnjë mendim tjetër. Prandaj të gjitha këto deklarata, të gjitha këto në një mënyrë po paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme”, tha Selimi.

Mocionin e opozitës, Selimi e quan të drejtë demokratike, madje shpreh simpati për mënyrën se si po lobohet. Megjithatë, thotë se opozita nuk do të gjejë shumë individë në PDK që do ta mbështesin këtë mocion për rrëzimin e Qeverisë. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori