Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një konferencë për media ka thënë se pas publikimit të video-incizimit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me dy komikët rusë, shihet qartazi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka plane të fshehta për ndarjen e Kosovës.
Selimi tha se presidenti i vendit për idenë e ndryshimit të kufijve, po vepron sipas skenarit të Moskës.
“Me qindra herë kemi paralajmëruar se Vuçiq ka plane të fshehta për ndarjen e Kosovës, kemi thënë se ekzistojnë ato plane të cilat qëllimisht po mbahen fshehtë nga qytetarët. Kemi thënë që të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë po vazhdojnë të janë të fshehura dhe njëkohësisht kundër interesit të qytetarëve të Kosovës. Mbase kjo është edhe arsyeja kryesore pse këto janë të fshehta, edhe aleatët tanë kanë shprehur shqetësimin për ndikimin rus në rajon dhe në Kosovë, tash duhet të dalin incizimet të fshehta që ne të kuptojmë të vërtetën se çfarë po ndodhë me ne dhe rreth nesh. Këto biseda që duket se janë bërë në vjeshtën e kaluar. Presidenti i Kosovës për idenë e ndryshimit të kufijve, po vepron sipas skenarit të Moskës, paramendojini kryeministri i Maqedonisë shpreh shqetësim për Kosovën, Zaev shprehet i informuar mirë për këto plane që kanë të bëjnë më ndarjen e Kosovës”, ka thënë Selimi para mediave, transmeton Telegrafi.
Selimi tha se Presidenti Thaçi po e mashtron popullin e Kosovës dhe po e shtynë agjendën ruse në rajon.
“Duke bërë marrëveshje të fshehtë, duke i nderuar fjalët, Thaçi po e shtynë agjendën ruse në rajon, Së fundmi Gjykatë Kushtetuese e ndal Thaçin nga dialogu me Serbinë, por kjo nuk i mjaftojë, këtë njëri duhet ta ndalim të gjithë, sepse ai nuk mund ta përfaqësoj Kosovën”, u shpreh ai.
Deputeti Selimi tha se Thaçit duhet t’i ndalohet ta përfaqësojë Kosovë.
“Bëjmë thirrje forcave politike që sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje. Thaçi i ka përpara planet serbo-ruse, zgjedhjet e menjëhershme janë zgjidhja e vetme”, tha Selimi.
Ai konsideron sa më shumë vonohen zgjedhjet aq më shumë dëmtohet Kosova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?