Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, COVID-19.

Selimi ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke pyetur nëse shtetit mbahet me gjoba, transmeton Telegrafi.

“Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave a mbahet shteti me gjoba? Ekspertët majtist të VV le t’na tregojnë efektin e gjobave në GDP. A na duhen politika të përkrahjes së bizneseve të vogla e të mesme apo na duhet një Fond Sovran që do t’i përkrahë lejthijat e dajve e nipave?“, ka thënë Selimi në reagimin e bërë në Twitter.

Murati: Nuk është kompetencë e Ministrisë që të falë gjobat e shqiptuara për bizneset nga Inspektorati Murati: Nuk është kompetencë e Ministrisë që të falë gjobat e shqiptuara për bizneset nga Inspektorati

Ndryshe, të premten me 22 vota për Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, COVID-19. /Telegrafi/