LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kosova në rrugën e duhur drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë

Selimi: Kosova në rrugën e duhur drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

Ai tha se rishikimi funksional i sundimit të ligjit dhe procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vetingun, janë tregues se Kosova nga reflektimi, po kalon në etapën e implementimit dhe se nuk do të rri duarkryq përballë segmenteve që cenojnë sistemin e drejtësisë.


“Të dy këto procese janë pjesë e reformës, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial, për të ia rikthyer besimin qytetarëve në drejtësi. Pra, garantimi i pavarësisë dhe fuqizimi i sistemit gjyqësor e prokurorial është lufta jonë që do ta fitojmë”, ka thënë ministri Selimi me rastin e lansimit të Raportit publik të Monitorimit Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë të prezantuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ai tha se pas leximit të këtij raporti mund të vlerësojë se Kosova, edhe përkundër sfidave të shumta të cilat vazhdojnë të mbesin, ka bërë progres substancial në një numër të konsiderueshëm të të arriturave dhe standardeve në gjyqësor dhe po ecë me hapa të sigurt drejt konsolidimit të sistemit më kompleks të saj, atij të drejtësisë.

“Gjetjet objektive dhe rekomandimet specifike të dala nga ky raport, duhet të jenë udhërrëfyes dhe nxitje për të rritur efikasitetin në sistemin gjyqësor dhe përpjekjet tona për fuqizimin e sundimit të ligjit. Rishikimi Funksional i Sundimit te Ligjit dhe procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun, janë tregues se Kosova nga reflektimi, po kalon në etapën e implementimit dhe se nuk do të rri duarkryq përballë̈ segmenteve që cenojnë̈ sistemin e drejtësisë̈. Të dy këto procese janë pjesë e reformës, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial, për të ia rikthyer besimin qytetarëve në drejtësi”, tha më tej Selimi.

Sipas tij, strategjia për sektorin e sundimit të ligjit, i cili të finalizohet së shpejti, do të jetë dokumenti kryesor reformues me rezultate konkrete në praktikë. /Telegrafi/