LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kemi kërkuar ekstradimin e ‘Grupit të Kumanovës’ për vuajtjen e dënimit në Kosovë

Selimi: Kemi kërkuar ekstradimin e ‘Grupit të Kumanovës’ për vuajtjen e dënimit në Kosovë

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka parashtruar një pyetje ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, lidhur me të akuzuarit e Grupit të Kumanovës që janë nga Kosova.

Syla e ka pyetur Selimin nëse po shikohet mundësia që në marrëveshje me Maqedoninë e Veriut, shtetasit kosovarë të sillen në Kosovë.


Selimi tha se ka vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë nga Maqedonia e Veriut, Renata Destovska, me të cilën tha se ka disktuar për situatën e këtyre shtetasve kosovarë.

“Me të marrë detyrën si ministër i Drejtësisë kam vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë, zonjën Renata Destovksa, kemi diskutuar edhe për shqiptarët e Kosovës që ndodhen në shërbimet korrekutuese të Maqedonisë së Veriut. Me sa kemi ne informacione kjo çështje është në procedurë të ankimimit”, tha ai.

Selimi ka thënë se ministres maqedonase i ka shprehur vullnetin që Kosova të lidhë marrëveshje ekstradimi për kosovarët me shtetin maqedonas. Por, ai tha se së pari çështja gjyqësore atje duhet të marrë epilog.

“I kam thënë që shteti i Kosovës është i gatshëm të lidhë marrëveshje ekstradimi me shtetin maqedonas, kurdo që kjo çështje të marr epilog. Pra marrëveshja e ekstradimti mund të ndodh kur rasti të marr epilog përfundimtar. Kemi marrë garanca se drejtësia nuk do të jetë diskriminuese”, tha ai.

Selimi tha se numri i kosovarëve që vuajnë dënim jashtë vendit, është më i madh se numri që vuajnë dënim brenda vendit.

“Fatkeqësisht numri i qytetarëve të Kosovës që vuajnë dënimet jashtë Kosovës, është më i madh se numri i atyre që vuajnë dënimet në Kosovë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori