LAJMI I FUNDIT:

‘Selfie’ e presidentit të El Salvadorit merr shumë vëmendje në samitin e Kombeve të Bashkuara: “Fotografitë në Instagram kanë më shumë ndikim se fjalimet këtu”

‘Selfie’ e presidentit të El Salvadorit merr shumë vëmendje në samitin e Kombeve të Bashkuara: “Fotografitë në Instagram kanë më shumë ndikim se fjalimet këtu”

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele të cilit llogaritë e rrjeteve sociale i ndihmuan të ngjitej në pozitë në fillim të këtij viti, bëri një ‘selfie’ para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa organizimin e quajti të “vjetruar” dhe kërkoi që të mos zhvillohej më.

Në kostum të errët dhe pa kravatë, me flokë të palosura prapa si pjesë e stilit të tij të veçantë, 38-vjeçari përshëndeti liderët e pranishëm, disa tha se ka një përshëndetje speciale për bashkëshorten dhe të bijën që ndodhen në galeri, transmeton Telegrafi.


“Sikur të më përcillni për vetëm një moment”, ka thënë Bukele, para se të nxjerrë iPhone 11 dhe të shkrepë imazhin me fytyrën e buzëqeshur, që më vonë e postoi në Twitter, ku ka më se 1.1 milionë ndjekës. “Më besoni, më shumë njerëz do e shohin këtë selfie, se sa të dëgjojnë fjalimin që e bëra këtu – shpresoj të jem fotografuar mirë”, ka thënë ai.

Sipas tij, do mjaftonin disa fotografi në Instagram dhe do kishin ndikim më të madh, se sa çdo fjalim në këtë samit, ndërsa transmetimi i këtij organizimi nëpërmjet video konferencave, do të ishte shumë më e pëlqyeshme.

Kjo ‘selfie’ e presidentit të El Salvadorit ka marrë shumë vëmendje, në samitin e Kombeve të Bashkuara, ku liderët botërorë si temë kryesore i kishin ndryshimet klimatike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Ankesa

Ankesa

U refuzua nga

U refuzua nga "universiteti i ëndrrave", postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Fun
Kalo në kategori