Selena Gomez tërhoqi vëmendjen në Festivalin e 40-të Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, ku u nderua me Çmimin Virtuosos.

Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare mahniti me një mini fustan elegant të bardhë, duke kombinuar pamjen me taka krem dhe një stil të butë flokësh me onde.


Ajo nuk ngurroi të ekspozonte unazën e saj të fejesës me diamant, me vlerë rreth 1 milion dollarë, dhuratë nga i fejuari i saj, producenti Benny Blanco, shkruan DailyMail.

95047007 14379917 Selena Gomez ensured all eyes were on her as she attended the 40 a 23 1739202266176

Eventi mblodhi yje si Ariana Grande, Sebastian Stan dhe Monica Barbaro, ndërsa Gomez doli në skenë për të folur mbi filmin e saj të fundit.

Ndërkohë, Selena dhe Benny u panë duke shijuar një ditë romantike në Disneyland, vetëm pak kohë pas fejesës së tyre.

95047029 14379917 For the star studded soir e held at The Arlington Theatre in sou a 20 1739202265795

Aktorja e "Only Murders in the Building" ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për postimin e saj emocional mbi politikën e dëbimeve në SHBA, i cili shkaktoi reagime të shumta.

Pavarësisht kritikave, Gomez vazhdon të fokusohet në karrierën dhe jetën e saj personale, duke ndarë momente të lumtura me fansat. /Telegrafi/

95047003 14379917 As for accessories Selena who recently got engaged to Benny Blan a 24 1739202266362