Selena Gomez është parë me një grua që është shumë e afërt me të dashurin e saj të përfolur, Zayn Malik.

Javën e kaluar këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentit personal të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York.


Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se ylli i "Only Murders In The Building" të shihej në një takim sekret me Malik, shkruan DailyMail.

69250907 11916283 Night out Selena Gomez has been seen with a woman who is very cl a 74 1680122011566

Këngëtarja e "Lose You to Love Me" thuhet se u pa 'duke mbajtur duart dhe duke u puthur' në një takim romantik me ish-këngëtarin e “One Direction”.

Në daljen e fundit ylli zgjodhi një bluzë gri të kombinuar me pantallona të shkurtra dhe të zeza.

69250913 11916283 Dinner date The Only Murders In The Building star was spotted le a 75 1680122011612

Ajo kishte veshur një shall të trashë si dhe një xhaketë xhins gri me zinxhir.

Ajo u pa me telefonin e saj të futur në xhepin e përparmë të xhaketës. Për të përfunduar pamjen, ajo kishte veshur një palë çizme të zeza me platformë.

69254597 11916283 image m 31 1680104127434

Asistentja personale e Malik – në rrjetet sociale të së cilit ajo është shfaqur disa herë në të kaluarën – kishte veshur një pallto bezhë mbi një bluzë të zezë dhe xhinse gri.

Vetëm disa ditë pas daljes së tyre, një përdorues i TikTok raportoi se kishte parë Selenën dhe Zayn në një darkë të fshehtë në New York.

69255303 11916283 image a 36 1680104849842

Sipas burimit dhe shoqes së saj që punonte në restorant, dyshja ecnin të kapur për dore dhe u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Ylli i popit, i cili ka vajzën 2-vjeçare Khai me ish të dashurën Gigi Hadid, mendohet se ka filluar të takohet me Selenën, dhe megjithëse dyshja nuk janë 'serioze' për momentin, por ai mendon se ajo është e mahnitshme dhe thuhet se dëshiron të shohë se si shkojnë gjërat mes tyre. /Telegrafi/

69255125 11916283 They have a past One Direction present The Best Pop Video award  a 8 1680107717440