Selena Gomez dukej e mahnitshme e veshur me një palë bikini të vogël rozë, e cila tregonte dekoltenë e saj të bollshme dhe linjat e trupit, teksa relaksohej në jaht me miqtë gjatë fundjavës.

Në një seri postimesh në mediat sociale, ylli 31 vjeç, mund të shihej duke pozuar në kamerë.


Teksa shoqet e saj pozuan për një 'selfie', themeluesja e "Rare Beauty" shfaqi bukurinë e saj natyrale me grim minimal.

73757523 0 image a 103 1690665957845

Në sfondin e videos, dëgjohej kënga e saj me Rema që u bë hit global "Calm Down".

E nominuara për "Grammy" vazhdoi të ndante një foto të ëmbël me dy shoqe femra, në të cilat ajo veshi një kostum xhinse njëpjesësh.

73757827 0 image a 114 1690667120853

Gomez vazhdoi të ndante dy imazhe të tjera, pasi kishte zbërthyer pjesën e sipërme të kostumit gjë që tregonte më shumë figurën e saj të bujshme.

Fundjavën e kaluar, Gomez u dha 426 milionë fansave dhe ndjekësve të saj një vështrim të brendshëm të festimit të 31-vjetorit të saj të mbushur me yje.

73757511 12352643 Vacation mode Gomez went on to share two more revealing images a a 25 1690708705533

Ylli iu bashkuan miqtë e saj të ngushtë, duke përfshirë Paris Hilton, Christina Aguilera dhe gjithashtu Karol G.

Për festën, Gomez la përshtypje me një minifustan të kuq "Bottega Veneta", pa rripa, nga koleksioni i markës luksoze 'Pranverë 2023'.

73757505 0 image a 107 1690665995839

Së bashku me festimin e ditëlindjes së saj, Selena ka qenë duke u përgatitur edhe për publikimin e sezonit të tretë të serialit të saj në Hulu, "Only Murders In The Building", premierë e të cilit do të jetë më 8 gusht.

Yjet e tjerë kryesorë në serial së bashku me Gomez përfshijnë Martin Short dhe Steve Martin.

73758133 0 image a 132 1690668294007

Meryl Streep gjithashtu i është bashkuar kastit dhe do të portretizojë një yll të Broadway-it që ndihmon treshen të zgjidhë vrasjen e personazhit të Paul Rudd.

Në fillim të këtij muaji, shfaqja mori 11 nominime të jashtëzakonshme për "Emmy". /Telegrafi/