LAJMI I FUNDIT:

Sela: Shpresoj që Ahmeti një ditë të përfundojë si Gruevski

Sela: Shpresoj që Ahmeti një ditë të përfundojë si Gruevski

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thekson se nuk është korrekte ndaj kësaj partie nëse bëhet marrëveshje në mes një partie politike në pushtet dhe njërës në opozitë. Por, thotë ai, në Maqedoni gjithçka është e mundur, duke folur në lidhje në mes mundësisë së bashkëpunimit të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së me qëllim që të vihet në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ali Ahmeti nuk është ai që e imagjinon Mickoski, ndaj i ngre rejtingun. Investimet në kulturën shqiptare janë zero. Nuk mund që Marrëveshja e Ohrit të jetë fjalë e parë në çdo fjali, ndërsa ti trajtojmë ndrysh ati që e kanë sjell. Fëmijët e “branitellave” kanë të drejtën e shkollimit falas në Universitetin e Tetovës, ndërsa e fëmijëve të ushtarëve të UÇK-së të cilët u angazhuan për legalizimin e të njëjtit Universitet nuk e kanë atë të drejtë”, tha Sela për “Utrinski Brifing”.


Sela tha se Ahmeti është manipulues klasik dhe nuk mund të udhëheq agjendën e gjelbër ata të cilët kanë qeverisur me komunat ku ka më shumë prerje ilegale dhe djegen kallamishte.

“BDI dëshiron që të jetë me çdokusht të jetë në pushtet. BDI qeverisë që 20 vjet dhe asnjë nuk ka shkuar në burg për keqbërjet. Pse? Sepse e kanë marrë tërë drejtësinë dhe e kontrollojnë drejtësinë”, thotë Sela dhe shton se koncepti është të pasurohet partia dhe këtë e kemi parë tashmë me Gruevskin dhe me pallatet dhe pasurinë.

“Shpresoj që Ahmeti një ditë të përfundojë si Gruevski”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori