LAJMI I FUNDIT:

Sela: Nëse në qershor nuk marrim datë për negociatat, duhet të kemi zgjedhje të reja

Sela: Nëse në qershor nuk marrim datë për negociatat, duhet të kemi zgjedhje të reja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmë në TV21 theksoi se nëse deri më 22 qershor, Maqedonia e Veriut nuk merr datë për hapjen e negociatave, duhet të ketë zgjedhje të reja kuvendare.

“Me shumë gjasa po organizojnë zgjedhje në tetor. Nëse më 22 qershor nuk marrim datë për hapjen e negociatave kësaj qeverie nuk i ngelet asnjë kredibilitet moral. Nuk ka asnjë subjekt politik që nuk ka në agjendë eurointegrimet. Ndërsa ata që e kanë marrë si detyrë për ta çuar vendin në BE, të paktën të hapin negociatat. Nuk kemi dashur të krijojmë situata jo të volitshme, duke pasur parasysh se në regjion po zhvillohet një mision diplomatësh për të zgjidhur çështjen diplomatike”, tha Sela.


Ai foli edhe për koalicionet e mundshme të partisë së tij, në rast se shpallen zgjedhje të reja.

Sela tha se ASH është e hapur për të gjithë ata që realisht mendojnë për ndryshime dhe jo kalkulime personale.

“Ne jemi të hapur pët të biseduar me të gjithë ata që realisht e mendojnë ndryshimin dhe nuk e bëjmë për kalkulime personale, sepse po të ishte për kalkulime personale, unë kam qenë në qeveri në 2017-ën. Mund t[ rrija në qeveri, por nuk shndërrohem në patericë të askujt. Vullnetin e atyre njerëzve që presin këtu e 20 vjet dhe unë t’i zhgënjej”, tha Sela.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori