LAJMI I FUNDIT:

Sela: Ne si koalicion duam t’i mbyllim kazinotë, siç bënë Kosova dhe Shqipëria

Sela: Ne si koalicion duam t’i mbyllim kazinotë, siç bënë Kosova dhe Shqipëria

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë për TV Shenja tha se janë të interesuar që si koalicion t’i mbyllin kazinotë dhe lojërat e fatit sipas shembullit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke pasur parasysh efektet devijante që sjellin në shoqëri lojërat e fatit.

“Qëndrimi im dhe i koalicionit në lidhje me këtë fenomën devijues, është që të mbyllen komplet, se për mua institucioni më i rëndësishëm kulturor, edukativ, arsimor është shtëpia. E kur të ja çosh ti kazinon në shtëpi dikujt, dhe ia rrit kriminalitetin aty, sepse kazinotë të shtinë në borxhe, aty rrinë gjith ditën kamatashët që bëjnë pjesën e vet të biznesit dhe kur se paguan dot kamatën, duhet të largohesh”.


“Prandaj ne këtë çështje jemi të interesuar si koncept i yni dhe i partnerit tonë Alternativës, s’kemi asnjë dilemë, ne jemi të interesuar për t’i mbyllë komplet me shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kemi thënë në hotele me 5 yje se për këtë do vëndojmë kusht”, deklaroi Sela