LAJMI I FUNDIT:

Sela: Kishte komplot kundër meje, Ahmeti dhe Zaev dëshironin eliminimin tim politik

Sela: Kishte komplot kundër meje, Ahmeti dhe Zaev dëshironin eliminimin tim politik

Në emisionin Click Plus me temë ‘Ngritja dhe rënia e Aleancës’, i ftuar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike dhe prishjen e koalicionit dhe marrëveshjen me kryeministrin Zoran Zaev.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke folur për marrëdhëniet politike me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin tha se pasi që nuk ka patur sukses eliminimi fizik i tij në ngjarjet e 27 prillit, ai dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev janë munduar me loja të ulta të bëjnë eliminimin politik tëtij, shkruan Telegrafi Maqedoni.


“Fushatë kundër meje Ali Ahmeti ka bërë edhe gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, tani për eliminim politik të Ziadin Selës, sepse nuk arritën eliminim fizik, pra ky është një komplot kundër meje, për të mbetur Ziadin Sela pa asnjë peshë politike, duke i humbur të gjitha komunat ku garon.”, tha Sela.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me rezultatet e dobëta të ASH-së në zgjedhjet lokale dhe në lidhje me humbjen e tij personale për mandat të dytë në komunën e Strugës, Sela tha: “Ne fituam zgjedhjet, por humbëm komunat, sepse ASH është subjekti i vetëm shqiptar që ka rritje në numrin e votave dhe kjo dëshmon se janë bërë loja të ulta duke bërë çmos për të manipuluar rezultatet zgjedhore, sepse kandidati i BDI-së ka qenë i treti në rrethin e parë zgjedhor, e jo i dyti.”

Duke folur për rastin e fletë arrestit për të punësuarin në sigurinë e Kuvendit, Fetah Alimi që konsiderohet si personi që ndihmoi Selën në momentet më të vështira më 27 prill, Sela tha se Qeveria tërë kohën e ka gojën plotë për rastet e montuara por kam frikë se rasti i Fetah Alimit është rast i montuar politik për të krijuar opinionin se Ziadin Sela nuk e ndihmon atë.

Sela gjithashtu apostrofoi PDSH se pret pas derës që të futet në Qeveri. “Problemi kryesor në politikë bërjen shqiptare është mungesa e urës së komunikimit brenda faktorit politik shqiptar,  derisa njëra parti është në pushtet, tjetra pret e gatshme për hyrje dhe fitues kryesor të kësaj mënyre të veprimit kanë qenë partitë politike maqedonase, e veçanërisht partia e Nikolla Gruevskit”

Kryetari i ASH-së tha se partia e tij forcohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori