LAJMI I FUNDIT:

Sela: Debati për njësitë zgjedhore në Maqedoni është një debat fals dhe i rrejshëm

Sela: Debati për njësitë zgjedhore në Maqedoni është një debat fals dhe i rrejshëm

Në njoftimin dërguar Telegrafit Maqedoni, kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela deklaron se ”në debatin në lidhje me Njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit për zgjedhje që po zhvillohet këto ditë në Parlament, bëhet fjalë për një debat fals, të rrejshëm, ashtu siç doli që të gjithë bisedimet në Përzhinë ishin falso dhe të rrejshme, që për përfundim patën gjyeti shtrihash përsëri në dëm të shqiptarëve.”

Në reagimin e Selës, mes tjerash thuhet se ”qëllimi është minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve. Kam fjalën këtu, në qoftë se krahasojmë të gjitha Njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptarë, ku ka një diferencë prej çdo Njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe Ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik të involvuar në këtë proces të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që ka shfrytëzuar OBRM-PDUKM, e të cilat janë maqedonas.

Ktheni në një Njësi zgjedhore Maqedonisë, në mënyrë që të marr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë, nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastiri dhe gjithandej të ketë vlerën e njëjtë. Me që po debatohet për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ktheni demokracinë dhe hiqni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore.”/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori