LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet një sasi e madhe municionesh në një lokal në Prishtinë

Sekuestrohet një sasi e madhe municionesh në një lokal në Prishtinë

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion në një lokal dhe në një shtëpi në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë.

Sipas policisë gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe një sasi e municioneve.


“Sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë , me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli”  në Prishtinë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e municionit: njëqind e tridhjetë e tetë (138) copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA. Njëqind e dy (102) copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA. Treqind e tridhjetë (330) copë fishekë me gaz. Pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm. Pesëdhjetë e pesë (55) copë fishekë të kalibrit 9mm . Tridhjetë e shtatë (37) copë fishekë (nuk dihet kalibri).Katër (4) paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore. Gjashtë (6) brusha për pastrimin e armëve të zjarrit”, njofton policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori