LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak në Pogradec, arrestohet 40-vjeçari

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak në Pogradec, arrestohet 40-vjeçari

Policia në Pogradec ka finalizuar me sukses operacionin e koduar Starova, duke zbuluar një arsenal armësh, ndërsa është vënë në pranga një 40-vjeçar.

“Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krehëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në vijim të kontrollit të territorit dhe punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disajavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Starova”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë i shtetasi:

– A. J., 40 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, se një shtetas posedonte në banesën e tij një arsenal armësh, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe lokalizuan shtetasin A. J., në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura:

Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. J., do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori