Policia e rajonit të Prishtinës ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.

Të mërkurën në rrugën "Haxhi Kleçka" në Lipjan, policia duke u mbështetur në informacione të marra në rrugë operative, ka kryer kontrollin e  një apartament,  me ç'rast ka arrestuar tre persona si dhe ka gjetur dhe sekuestruar;


Një revole të tipit Zastava të kalibrit 6mm, një thikë si dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Ndaj të dyshuarve; H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, M.B., mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, H.H, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.