LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen dy armë zjarri në Drenas

Sekuestrohen dy armë zjarri në Drenas

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, ka njoftuar se në kuadër të veprimeve operative që po kryen sot rreth orës 04:20, në fshatin Gllobarë në Drenas, ka ndaluar dy persona të dyshuar të cilët kanë provuar t’i shmangen policisë.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte kryer ndalimi, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarve  e si rrjedhojë edhe një bastisje në një shtëpi me ç’ rast ka arritur të gjej dhe të sekuestroj:


  • Një revole të tipit EKOL Special 99,
  • Një karikator, si dhe,
  • Një thikë (e gjetur te të dyshuarit gjatë kontrollit).

Si rrjedhojë e progresit hetimor  në rastin e mësipërm,  rreth orës 08:20, policia kryer  edhe një bastisje  në fshatin Gllobarë, në Drenas, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;

  • Një revole e tipit ZASTAVA,
  • Një karikator, si dhe,
  • Gjashtëmbëdhjetë copë fishek, të kalibrave të ndryshëm.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu  iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë  proceduar më tej”, njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/