LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen aparate për lojëra të fatit në Shtime

Sekuestrohen aparate për lojëra të fatit në Shtime

Njësitë e Doganës gjate kontrollit të subjekteve që operojnë me lojëra fati, në qytezën e Shtimes kanë dyshuar se në një lokal operohet pa licence dhe ka aparate për lojëra të fatit pa licenca.

Siç thuhet në një njoftim të Doganave, pas hyrjes në lokal, zyrtarët doganorë kanë vërejtur se ngjitur me lokalin ekziston edhe një hapësirë e dyshimte e mbyllur me muri gipsi (knauf).


“Me insistimin dhe devotshmërinë e oficerëve u arrit të hiqet një pjesë e murit ku edhe janë gjetur 4 aparate të pa licencuar. Aparatet janë konfiskuar dhe ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

e1

e2

e3