Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zhvilluar ditën e premte një bastisje në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve. Gjatë aksionit, janë sekuestruar rreth një kilogram drogë dhe dy armë zjarri.

Lidhur me rastin, Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka deklaruar për Telegrafin se ditën e sotme është paraqitur në stacionin policor i dyshuari.


"I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotikë dhe dy armë zjarri është paraqitur sot në Stacionin Policor", tha Nikçi.

Ai po ashtu ka deklaruar se i dyshuari me urdhër të prokurorit do të  ndalohet për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesë për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. /Telegrafi/