Sekuenca nga paraqitja brilante e Pogbas ndaj Gjermanisë - tifozët e United mbetën të habitur dhe pyesin se përse francezi nuk luan edhe për klubin kështu

Paul Pogba bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ndërsa Franca filloi mbrojtjet e titullit të kampionit në Euro 2020 me fitoren ndaj Gjermanisë dhe kjo la shumë tifozë të Manchester United të pyesnin pse ai nuk mund të prodhonte paraqitje të tilla te Djajtë e Kuq.
Mesfushori ishte me të vërtetë në disponim të mirë për lojë të martën në mbrëmje pasi Gjelat mposhtën Die Manschaft me rezultat 1-0, falë auto-golit të Mats Hummels në pjesën e parë.
Lojtari ishte pjesë përbërëse e lëvizjes që çoi në gol dhe ishte gjithashtu i përfshirë në të dy golat e Kylian Mbappe dhe Karim Benzema që u anuluan për pozitë jashtë loje.
Ai ishte i përfshirë në gjithçka në lojë, madje edhe në incidentin e çuditshëm që kapi Antonio Rudigerin duke e kafshuar atë në shpinë.
Parqitja e tij individuale tregon saktësisht pse ai u dha çmimi zyrtar lojtarit të ndeshjes në fund të sfidës.
Përderisa duket si paraqitje e pabesueshme nga ish-mesfushori i Juventusit për ekipin e tij kombëtar, kjo i la tifozët e Manchester United në mëdyshje.
28-vjeçari, i cili potencialisht mund të kthehet në Torino si pjesë e një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon, me siguri kishte paraqitjen më të mirë deri më tani në këtë vit.
Tifozët e Djajve të Kuq përmes mediave sociale kanë pyetur pse transferimi i tyre rekord nuk luan për Unitedin ashtu se te Les Blues. /Telegrafi/
https://twitter.com/Worville/status/1404883095015366660?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404883095015366660%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ftake-a-bow-reactions-news-paul-pogbas-excellent-performance-left-manchester-united-fans-bemused-20210616
https://twitter.com/MbuyambaRole/status/1404888310787497993?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404888310787497993%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ftake-a-bow-reactions-news-paul-pogbas-excellent-performance-left-manchester-united-fans-bemused-20210616
https://twitter.com/LSComps/status/1404922282292744195?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404922282292744195%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ftake-a-bow-reactions-news-paul-pogbas-excellent-performance-left-manchester-united-fans-bemused-20210616




















































