LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Sektori privat ka rol kyç në rritjen e mëtejme ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Escobar: Sektori privat ka rol kyç në rritjen e mëtejme ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Sektori privat ka rol kyç në rritjen e përshpejtuar të ekonomive individuale dhe integrimin rajonal ekonomik të Ballkanit Perëndimor, siç u theksua nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, në takim me udhëheqësinë dhe anëtarët e Odës Ekonomike Amerikan në Kosovë.

Zëvendësndihmës Sekretari Escobar thekoi rolin e rëndësishëm që ka sektori privat, duke shtuar “Unë çmoj punën avokuese që bëjnë odat rajonale amerikane dhe shoqatat e biznesit, për t’i sjellë përfitime tërë rajonit.”

“Rrëfimi i Ballkanit Perëndimor është ai i rritjes fenomenale dhe mundësive fenomenale ekonomike që janë të pranishme këtu,” tha Escobar.

Derisa vlerësoi se një pjesë e rritjes lidhet me aktivitetet ekonomike pas pandemisë COVID dhe remitencat nga jashtë, ai tha se ka rritje të fuqishme ekonomike në gati secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

Reklama

“Mesazhi im për kompanitë amerikane është se nëse keni një treg të konsoliduar, të hapur në rajon, ju keni kapacitetin për një rritje të vrullshme në furnizim me gaz likuid natyror (LNG), në dërgesa, në transport, IT, energji të ripërtërishme dhe sektorë më të vegjël, si turizmi dhe zbavitja. Këto investime nuk do t’i shërbejnë vetëm Ballkanit Perëndimor, por Evropës Lindore në përgjithësi,” tha Escobar, duke shtuar se Ballkani ka potencialin të bëhet ofrues i shërbimeve për tërë Evropën. Ai tha se qeveritë pro biznesit që janë të hapura për bashkëpunim përtej kufijve janë kyçe për debllokimin e potencialit ekonomik.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë diskutuan gjithashtu edhe lidhur me potencialin e Iniciativës “Ballkani i Hapur” në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe investimeve të huaja direkte në rajon, duke i kontribuar kështu stabilitetit dhe prosperitetit. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Ekonomi
Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Jehona Hulaj
Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Botë
Si do të transformohet Kosova pas partneritetit mes Arizona State University dhe UNI – Universum International College?

Si do të transformohet Kosova pas partneritetit mes Arizona State University dhe UNI – Universum International College?

Jehona Hulaj
Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Ekonomi
WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

Botë
Kalo në kategori