LAJMI I FUNDIT:

Sektori Civil ka disa propozime për reformat ‘3-6-9’ të Qeverisë së Maqedonisë

Sektori Civil ka disa propozime për reformat ‘3-6-9’ të Qeverisë së Maqedonisë

Sektori joqeveritar kërkon përfshirje më të madhe të institucioneve dhe OJQ-ve në përmbushjen e reformave prioritare, përkatësisht në Planin qeveritar të njohur si “3-6-9”. Mbi 70 organizata joqeveritare sot prezantuan Propozimin për reforma urgjente demokratike që ka për qëllim rikthimin e besimit të humbur të qytetarëve ndaj institucioneve kyçe shtetërore, rikthimin e vlerave dhe standardeve demokratike.

”Qeveria, jo vetëm duhet të jetë të përgjegjëse për reformat. Ky dokument siç ne e quajmë “rrugë e reformave të shoqërisë”, përskaj pushtetit ekzekutiv duhet të përfshijë edhe përfaqësues të Kuvendit, të partive parlamentare dhe jo parlamentare, përfaqësues të institucioneve kompetente të gjyqësorit si dhe përfaqësues të trupave mbikëqyrës dhe të pavarur rregullator që luajnë rol shumë të madh në shoqërinë tonë. Përskaj gjithë kësaj, duhet të kyçet edhe sektori civil”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.


Ky dokument do t’ju dërgohet të gjitha institucioneve shtetërore që janë përgjegjëse për zbatimin e reformave.

”Përveç reformave në financat publike, gjyqësor, në zgjedhje, te shoqëritë civile, në ambientin jetësor, Kuvend, sistemin arsimor, këtë vit në këtë dokument janë futur edhe mbrojtja sociale, kultura, shëndetësia dhe energjetika”, tha Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Përfaqësuesit e sektorit civil presin që Qeveria të organizojë një takim ku do të bisedohet për propozimet dhe masat për reforma prioritare./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori