LAJMI I FUNDIT:

Sekreti më i madh i ëndrrave: Çfarë do të thotë kur ëndërroni shefin, familjen apo ndonjë mik të afërm

Sekreti më i madh i ëndrrave: Çfarë do të thotë kur ëndërroni shefin, familjen apo ndonjë mik të afërm

Ëndrrat janë sekreti i madh edhe për ata të cilët i ëndërrojnë, por edhe për ata të cilët merren me to

Sipas mendimit të doktorit John Mayer, kur e ëndërrojmë personin e caktuar mund të nënkuptohen gjëra të ndryshme dhe, ndërkaq mund të ndodhin nga arsyet e ndryshme.


Ai ka shtuar që ndodh ashtu sepse kemi problem me paketimin e të dhënave në trurin tonë, transmeton Telegrafi.

Ajo që disa njerëz janë shfaqur në ëndrrën tonë mund të jetë pasojë e asaj që për atë person kemi menduar apo ndonjë situatë ka ndikuar në trurin tonë si përkujtues në atë person konkret.

“Ne nuk kemi kontroll mbi atë se si ndonjë informacion të cilin e marrin gjatë ditës të ndikojë në trurin tonë derisa jemi në gjumë. Për këtë shkak disa njerëz mund të përjetojnë situata të pakëndshme”, ka shpjeguar Mayer për Elite Daily.

Nëse ëndërroni prindërit tuaj, mund të nënkuptojë problemin e pazgjidhur të cilin e keni apo ndonjë kujtim nga fëmijëria.

Gjithashtu ndjenja e vetmisë mund të çojë deri aty që të ëndërroni nënën apo ta përjetoni në ëndërr, sepse pranë saj ndiheni të sigurt.

Personat e famshëm shpesh i ëndërrojmë, nëse, para se të shkojmë të flemë, shikojmë TV. Pasi që truri ynë nuk ka kohë të mjaftueshme që të përpunojë informacionin, ai do të vazhdojë derisa jemi në gjumë të thellë andaj mund të ndodhë që të ëndërrojmë ndonjë aktor apo aktore.

Përvojë e pakëndshme mund të jetë kur në ëndërr hasni në ish-partnerin. Ajo që e ëndërroni nuk do të thotë që akoma jeni të dashuruar apo keni emocione të pazgjidhura. Mbase me të keni pasur seks të mrekullueshëm dhe tani ju mungon ai kontakt fizik. Ndoshta në ëndrrën e shfaqur ka ndikuar edhe aroma të cilën e keni përdorur derisa keni qenë bashkë.

Ndonjë aktivitet të cilin e keni praktikuar me mikun tuaj dhe e keni ndërprerë, ndërkaq tani e bëni vetë, mund të jetë iniciues për atë që miku ju shfaqet në ëndërr. E çuditshme, apo jo?

Kur ëndërroni shefin apo ndonjë figurë të ngjashme autoritare, mund të jetë pasojë e shtimit të vëllimit të punës apo e ndonjë kritike të cilën e keni marrë atë ditë, andaj ju ka ngarkuar më shumë. Gjithashtu, ëndrra mund të jetë pasojë e anksiozitetit dhe stresit në punë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si të trajnoni një qen!

Si të trajnoni një qen!

Stil
Tri ditë në Amsterdam: Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni (Foto)

Tri ditë në Amsterdam: Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni (Foto)

Udhëpërshkrime
Kalo në kategori