Nga: Monika Stafa
Në letërsinë mitologjike Iliada dhe Odiseja janë kryeveprat e mendimit dhe heronjtë homerikë janë frymëzimi im kur nis të shkruaj. Pavarësisht princërve aq të bukur e shtatlartë të mbledhur në historitë e Homerit, një prej tyre gjithmonë më ka bërë të mendoj më gjatë. Ai është Odiseja.
Një vepër e tërë kushtuar këtij burri, pas të cilit thuhet se Homeri fshihte një sekret, megjithëse e përshkroi atë jo aq të bukur, jo aq shtatlartë dhe as shumë të pasur.
Po çfarë sekreti fshihte Homeri pas tij?
Bota është e mbushur me sekrete. Nuk dihet ende se kur lindi sekreti i pare. Por, mund të hamendësojmë se ai u krijua atëherë kur mendja e njeriut u bë më dinake. Dhe, emblema e një mendje dinake në historinë e njerëzimit është Uliksi apo Odiseja, siç ne jemi mësuar ta përmendim.
Kohë më parë kam mësuar se disa gjëra është më mirë t’i ruajmë fshehur ndër vete, pavarësisht prej çmimit që ato kanë. Kjo sepse nëse një ditë ato zbulohen, si çdo sekret tjetër mund të ndryshojë plotësisht jetën tonë.
Ne heshtim sepse të rrëfesh do të thotë të pranosh frikën që kemi. Sekretet na mbrojnë.
E mira e tyre është se ne jemi gjithmonë ata/ato që i mbajmë fshehur. Dhe, në çdo kohë mund të vendosim nëse duam apo jo t’i zbulojmë. Sigurisht që nuk mund të parashikojmë pasojat që kjo gjë do t’u shkaktojë të tjerëve ndaj dhe kjo është arsyeja përse duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë.
Mos ky është një shkak përse Homeri ka fshehur veten tek një prej personazheve më karizmatikë të tij, siç është Odiseja? A është kjo çfarë fshihet pas asaj fasade të përsosmërisë?
Çdo njeri ka sekretet e tij. Është vetëm çështje kohe për të zbuluar se cilat janë ato.
Sekretet marrin shumë forma dhe ato janë kudo. Disa janë të vogla, si të thuash një gënjeshtër të bardhë ose të përgjosh pas dere. Të tjerat janë më të rënda, si pabesia dhe tradhtia. Dhe, disa sekrete janë aq të tmerrshme sa duhet të fshihen në një skutë të thellë dhe të errët brenda vetes, sepse nëse do të zbuloheshin ndonjëherë, me siguri do të copëtonin një familje.
Por pse ne i fshehim ato duke e ditur se e vërteta mund të dalë një ditë në dritë? Mos ndoshta frika e përballjes me të vërtetën na e bllokon arsyetimin, shpjegimin apo dhe sqarimin e rrethanave?
Sekreti është një formë e gënjeshtrës.
Që në moshë shumë të vogël jemi mësuar të mos fshehim sekrete, sepse ato të bëjnë një person të keq. Por kjo është vetëm gënjeshtra e parë. Ne e dimë se sekretet na ndihmojnë të mposhtim frikën tonë. Ato projektojnë një imazh të përshtatshëm tonin tek të tjerët. Me pak fjalë, sekretet na ndihmojnë të mbijetojmë. Dhe prandaj ato u krijuan.
Ndoshta ky ishte dhe Sekreti i Madh i Homerit, thonë shkencëtarët, që me teoritë e tyre brilante mbështeten kryesisht në fakte të brendshme të tekstit por edhe në rezultate të arkeologjisë bashkëkohore.
Por, duke qenë ekspertë, atyre u mungon ajo kthjelltësi mendimi apo ai frymëzim i çastit, që i davarit imazhin e qartë dhe që nuk ka se si të fshihet.
Letërsia na jep gjithmonë shpresë përse ato duhen mbajtur fshehur. Familja Tajd i shkrimtares angleze Hannah Richell ka plot sekrete. Por, a mund të falen vërtet fajet, sekretet e ruajtura prej kohësh? Dhe edhe nëse arrin t’i falësh, a mund të mësosh vërtet të duash përsëri?
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Italianët që projektuan Tiranën moderne

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Mos qofsha patriot si ju!

Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës

Krijimtaria artistike dhe inteligjenca artificiale

Ismail Kadare

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist