LAJMI I FUNDIT:

Sekretariati i Gruas Aktiviste të LVV-së kërkon nga RTK-ja të marr masa ndaj Mentor Shalës për gjuhën seksiste ndaj deputetes Kica-Xhelilit

Sekretariati i Gruas Aktiviste të LVV-së kërkon nga RTK-ja të marr masa ndaj Mentor Shalës për gjuhën seksiste ndaj deputetes Kica-Xhelilit

Sekretariati i Gruas Aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj zëvendësdrejtorit të RTK-së, Mentor Shala, i cili përdori gjuhë fyese ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

Përmes një komunikate për medie, nga ky Sekretariat është kërkuar të ndalohet gjuha seksiste.


“Sot Mentor Shala, zëvendësdrejtori i RTK-së, ka fyer me gjuhë përbuzëse e urrejtëse ndaj grave deputeten Doarsa Kica-Xhelili. Rastet e përdorimit të gjuhës seksiste janë bërë të shpeshta kohët e fundit, sidomos me vetëdijësimin në rritje të opinionit publik për nevojën që të veprohet kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës ndaj grave”, thuhet në komunikatën për medie.

Po ashtu në reagim thuhet se gjuha seksiste është e papranueshme në çdo rrethanë por ajo bëhet edhe më fyese për të gjithë ne kur përdoret publikisht dhe nga një zyrtar i lartë i televizonit publik, siç është Mentor Shala.

“Përveç që ky person paguhet nga buxheti i shtetit, dhe nuk dëshirojmë që taksat tona të përdoren për të paguar zyrtarë seksistë, edhe më shqetësuese është mënyra se si ky i ka trajtuar koleget dhe të punësuarat në këtë institucion, ku ka mbajtur poste të larta. I njëjti person është i angazhuar si ligjerues në një kolegj privat, por çfarë kulture u përcjell Mentor Shala të rinjve e të rejave që ka studentë? Atë të denigrimit të gruas, kur ajo guxon dhe të kritikon?”, thuhet në reagim.

Tutje, në këtë reagim thuhet se “Nëse media është ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve, atëherë gjuha e përdorur nga punonjësit e medias, e sidomos nga drejtuesit, do të duhej të ishte shembull për opinionin publik”.

“Nëse vërtet duam që shoqëria jonë të jetë e ndërtuar mbi vlerat e respektit të gjithkujt, përfshirjes dhe luftës kundër diskriminimeve, atëherë është e domosdoshme që të dënohet e ndëshkohet kjo gjuhë që shpërfaq thellësisht mendësinë mizogjene të një zyrtari të lartë publik, i cili fyen rëndë një grua veç pse ajo është deputete dhe përfaqëson qëndrime ndryshe nga të tijat”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, “Në një media publike, e cila për mision ka jo vetëm informimin e publikut, por edhe edukimin e tij, gjuha e tillë duhet të jetë krejt e palejueshme”.

“Mentor Shala me këtë gjuhë ka thyer çdo kod etik, kësisoj kërkojmë nga institucioni në fjalë që të marrë masa të përshtatshme, në raport me gjuhën e rëndë të përdorur nga zv.drejtori kundër deputetes Kica-Xhelili”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori