Nuk ka kaluar as një javën që nga fillimi i administratës së Joe Bidenit dhe në Pentagon po ndodhin ndryshime thelbësore pasi presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe Sekretari i ri i Mbrojtjes, Lloyd Austin përpiqen të zhbëjnë politikat e ndërmarra nga ish-Presidenti Donald Trump.
Me një firmë të vetme, i rrethuar nga zyrtarë të lartë ushtarakë, Presidenti Joe Biden shfuqizoi një nga politikat më përçarëse të paraardhësit të tij – ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri.
“Po iu mundësoj të gjithë amerikanëve të kualifikuar t’i shërbejnë vendit të tyre në uniformë”, tha presidenti Biden, raporton zeriamerikes.
Në Twitter, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e vlerësoi urdhrin, duke e quajtur atë jo vetëm veprimin e duhur, por një lëvizje të zgjuar.
Urdhri ekzekutiv i së hënës është hapi më i fundit i administratës së re për të ndihmuar ushtrinë amerikane të ndryshojë kursin që kur sekretari Austin mbërriti për herë të parë në Pentagon të premten e kaluar duke mbajtur premtimin që bëri para ligjvënësve një javë më parë në seancën e tij të konfirmimit.
“E kemi për detyrë t’u sigurojmë njerëzve tanë një mjedis pune pa diskriminim, urrejtje dhe ngacmime. Nëse konfirmohem, unë do të luftoj fort për të eliminuar sulmet seksuale dhe për të hequr nga radhët tona racistët dhe ekstremistët”, tha sekretari i ri i Mbrojtes.
Sekretari Austin ka lëshuar tashmë një memorandum që kërkon marrjen e masave kundër sulmeve seksuale.
Por përparimi lidhur me problemin në rritje të ekstremizmit – që u dëshmua nga një numër i ish-anëtarëve ushtarakë që morën pjesë në sulmin e Kapitolit – – mund të jetë më i vështirë.
“Ne duhet të shkojmë përtej shqyrtimit të individëve për tatuazhe të mundshëm neo-naziste. Verifikimi i anëtarëve të ushtrisë duhet të jetë shumë më i thellë se kaq. Duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh për atë që rekrutët e rinj dhe anëtarët aktivë të shërbimit mund të bëjnë në internet”, thotë Colin Clarke, drejtor i Politikave dhe Hulumtimeve në Grupin The Soufan.
Sekretari Austin po përballet gjithashtu me sfida të tjera, pasi ka premtuar të ndihmojë në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit.
Ai gjithashtu ka kontaktuar aleatët kryesorë… ndërsa afron afati për të bërë zgjedhje kritike për praninë në Irak dhe Afganistan, ku numri i trupave amerikane është në nivelet më të ulëta …dhe në Afrikë, ku prania ushtarake amerikane gjithashtu është zvogëluar.
Gjithashtu, ka tensione në rritje me Rusinë. Shqetësime në lidhje me Korenë e Veriut. Iranin. Dhe pastaj Kina.
“Do ta vija Kinën në krye. E shoh Kinën si një kërcënim në rritje”, thotë Bradley Bowman me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.”Në disa raste – dhe populli amerikan dhe miqtë tanë në botë duhet ta kuptojnë këtë – kinezët kanë sisteme që janë po aq të mira ose më të mira se tonat”.
Një listë e gjatë detyrash për sekretarin e ri të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare