LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Emri i partisë dhe udhëheqësia do të zyrtarizohen këtë muaj (Video)

Sejdiu: Emri i partisë dhe udhëheqësia do të zyrtarizohen këtë muaj (Video)

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth zyrtarizimit të partisë së tyre të re. Sejdiu ka thënë se subjekti i tyre dallon substancialisht dhe ideologjikisht me subjektet tjera.

Ai ka shtuar se zyrtarizimi i partisë së tyre do të ndodh më së largu nga mesi i këtij muaji. “Në dy javët e para të majit ose ka mesi i majit do ta zyrtarizojmë formimin e partisë dhe deri në këtë kohë do të punojmë që të kemi sa më shumë hapësirë për të ftuar njerëz që të ecim përpara”, ka thënë Sejdiu.

Ai është shprehur i bindur se menjëherë pas themelimit të subjektit do të kenë degët e tyre në komunat kryesore të Kosovës.


“Orientimi jonë dhe emri jonë duhet të përfaqësoj këtë lloj ideologjie dhe këtë lloj fryme rreth socialdemokracisë në Kosovë”, u shpreh Sejdiu, duke thënë se subjektit të tyre do t’iu bashkëngjiten shumë qytetarë dhe ata që e shohin që shteti nuk duhet të jetë në funksion të disave por në funksion të të gjithëve.

Sejdiu po ashtu ka bërë të ditur se zgjedhja e udhëheqësis së subjektit të tyre do të bëhet gjatë këtij muaji.

“Sa i përket kryetarit, nënkryetarit dhe organeve tjera të partisë besoj që gjatë këtij muaji do të finalizohen të gjitha”, tha ai.

Më tej shefi i GDP-së u shpreh se në Kuvend do të bashkëpunojmë me secilin subjekt që ka një nismë të mirë, duke bërë të ditur se PDK duhet të shkojë në opozitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori