Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka bërë të ditur se subjekti që e drejton do të qëndrojë në seancën ku votohet për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se edhe nëse bëhet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet të gjejë mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje.
Sejdiu ka shtuar se Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet të bëhet një ombrellë e madhe për të gjithë.
“Ne ka kohë që humbim energji dhe resurse në politikë rreth një protagonizmi të skajshëm dhe një diskursi publik që është i mbështetur në parulla bardh e zi, e jo në qeverisje”.
“Mendoj që Lumir Abdixhiku është i qartë në atë se çfarë do të bëjë – e ka zgjedhur një rrugë që ka të bëjë me opozitë dhe konstruktivitet për aq kohë sa i duhet ta ribëjë LDK-në ashtu siç e do ai”.
“Edhe nëse zgjedhet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet që të gjejë mënyra që ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. Edhe qasja që e ka pasur Kurti karshi partive opozitare është kjo”, tha Sejdiu në Klan Kosova.
Sipas tij, partitë opozitare kanë bërë mirë që nuk e kanë sfiduar këtë qasje të tij sepse është koha që Kurti të vendoset në pozicionin e një udhëheqësi i cili duhet mbajë ca përgjegjësi për veprimet që i bën.
“Është mirë ta shohim Kurtin duke vendosur në vijë centriste gjë që po e shohim çdo ditë duke e bërë. Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet me u bë një qadër e madhe për krejt dhe kjo është një tradhti ndaj vlerave që ai i ka proklamuar për vite”.
Sejdiu ka shtuar se sheh fërkime edhe mes Osmanit e Kurtit, të cilën e konsideron si një gjë të mirë.
“Këta dy nuk janë kapak për tenxhere. Ata janë të vendosur mbi veten dhe arritjet kulminante – historia fillon e mbaron me këta dy – fatkeqësisht kjo me kohë mund të shihet”, tha ai.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Përplasje në debatin për raportet e ish-presidentit Rugova me UÇK-në

Haradinaj për ujdinë e Ohrit: Fituam njohjen “de fakto” nga Serbia, Kosovës iu hap rruga për NATO

Berisha në pritje të vendimit të Kushtetueses për mandatin e deputetit, ish-gjyqtari i Kushtetueses thotë se mund të rrëzohet Presidentja

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Qeveria miraton plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për tatim në pronë të paluajtshme, përfshihet edhe falja tatimore për vitin 2023

Brenda ambienteve të “Prishtina Mall”, qendrës më të madhe tregtare në vend, është hapur Libraria “Dukagjini”

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?