LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu dekoroi Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”

Sejdiu dekoroi Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, la Londrën, ku kish kohë që jetonte, dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.

Vendimin për dekorimin e Indrit Carës, presidenti Sejdiu e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre.


Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori