LAJMI I FUNDIT:

Sebastian Kurz do të punojë për kompaninë që themeloi PayPal

Sebastian Kurz do të punojë për kompaninë që themeloi PayPal

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion, do të punojë për kompaninë e investimeve Thiel Capital në Shtetet e Bashkuara.

Kronen Zeitung dhe portali Heute raportuan se Kurz u kishte konfirmuar atyre se do të punonte si strateg global në kompaninë, e themeluar nga miliarderi Peter Till, nga tremujori i parë i vitit 2022.


Kurz, 35 vjeç, dha dorëheqje si kancelar në fillim të tetorit pas akuzave të reja për korrupsion dhe u tërhoq nga të gjitha postet politike në fillim të dhjetorit, duke përfshirë si president i Partisë Popullore Austriake, raporton reuters.

Ai është një nga dhjetë personat e dyshuar për korrupsion për shkak të përdorimit të parave publike për të manipuluar sondazhet e opinionit publik në favor të tij, të cilat e ndihmuan të bëhej kreu i partisë dhe kancelar në vitin 2017. Kurz mohon të gjitha akuzat.

Heute deklaron, duke cituar burime pranë Kurz, se ish-kancelari do të udhëtojë për të punuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa familja e tij do të qëndrojë në Evropë.

Till, i lindur në Frankfurt, është një nga themeluesit e PayPal dhe konsiderohet një konservator politik. /Telegrafi/