LAJMI I FUNDIT:

Seancë gjyqësore për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit

Seancë gjyqësore për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit

Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski.

Seanca e klauar e 28 shkurtit ishte shtyrë për shkak të shkresave të paparashtruara nga ekspertiza plotësuese.


Më 7 shkurt u bë rikonstruimi i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi zgjati pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë, nën siguri të madhe policore.

Me statistë dhe kukulla u bë shfaqja për rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve sipas thënieve të dëshmitarëve dhe të akuzuarve B.B dhe S.D, ndërsa pas asaj që mund të vërehej nga largësia prej nga ishin të vendosura ekipet e gazetarëve dhe lidhur me lëvizjen e statistëve u pa se e tërë ngjarja është zhvilluar në afërsisë së trafostacionit së EVN-së afër stacionit të autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Madh”.

Sipas aktakuzës, B.B dhe S.D së bashku me J.L. (19) i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar në mënyrë brutale e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandri i Madh” në Autokomandë.

Nga plagët e marra, Sazdovski më 9 korrik të vitit të kaluar vdiq në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv – KARMI në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Dy nga sulmuesit, B.B dhe S.D ndodhen në paraburgim në burgun “Shkup” në Shuto Orizarë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes, është shpallur fletë arrest vendor dhe ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori