LAJMI I FUNDIT:

Seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Sali Berisha

Seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Sali Berisha

Po mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë së gjyqtarit Sali Berisha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë gjatë ditës ka sqaruar aksionin e arrestimit të gjykatësit Sali Berisha.


Bazuar në përgjimin që i ishte bërë gjykatësit të Pejës, dyshohet se paraprakisht ai i ka marrë 4 mijë euro nga një palë, për të vendosur në favor të tyre në Gjykatë. Pastaj, pjesën tjetër të shumës së akorduar e ka pranuar derisa është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet dhe tani dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pezullohet nga detyra gjyqtari Sali Berisha
Lexo po ashtu Pezullohet nga detyra gjyqtari Sali Berisha

Policia gjatë kontrollit në banesën e gjyqtarit ka gjetur edhe një armë zjarri, një karikator me 10 fishekë dhe 10 mijë euro, dhe se ato janë sekuestruar bashkë me shkresa, aktgjykime dhe procese të verbaleve gjyqësore. Gjykatësi është ndaluar në arrest për 48 orë. E pas kësaj Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Sali Berisha.

“Në një mbledhje të jashtëzakonshme ky këshill ka aprovuar kërkesën e Gjykatës Themelore në Pejë për pezullim të gjyqtarit Berisha. KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Arrestohet gjykatësi Sali Berisha, dyshohet për keqpërdorim detyre
Lexo po ashtu Arrestohet gjykatësi Sali Berisha, dyshohet për keqpërdorim detyre

Gjyqtari Sali Berisha u arrestua dje nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdori i detyrës zyrtare”.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale. Berisha ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori