LAJMI I FUNDIT:

Seanca publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Talir 2” do të mbahet më 29 shtator

Seanca publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Talir 2” do të mbahet më 29 shtator

Gjykata e Apelit në Shkup informoi se seanca publike për rastin “Talir 2” është ricaktuar për 29 shtator, me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve.

“Gjykata e Apelit në Shkup e informoi opinionin se Seanca publike për lëndën e regjistruar me numër KZH-232/23, me titull pune “Talir 2”, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit N.G. dhe K.B., të dy nga S., si dhe për shkak të përfshirjes së avokatëve mbrojtës në lëndë të tjera penale, siç theksohet në urdhrin me shkrim të datës 26.06.2023″, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.


Në rastin “Talir” me vendim të gjykatës së shkallës së parë të 8 qershorit 2022 është dënuar me gjashtë vjet burg ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Budapest, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozhinovski është dënuar me dy vite burg me kusht.

Ata janë shpallur fajtorë për lidhjen e një kontrate të paligjshme për bartjen e të drejtave të ndërtimit ndërmjet DG Beton dhe partisë politike OBRM-PDUKM për blerje të paligjshme të pronës.

Të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me ç’rast kanë mundësuar personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike OBRM-PDUKM, në kohën kur kompania ka pasur marrëveshje të dakorduara për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike apo ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie obligative.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori