LAJMI I FUNDIT:

Seanca për Ribalancin e buxhetit vazhdon edhe gjatë fundjavës

Seanca për Ribalancin e buxhetit vazhdon edhe gjatë fundjavës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të kenë fundjavë pune në të cilin duhet të përfundohet diskutimi për ribalancin e propozuar të buxhetit dhe do të fillojë sot në ora 11 si vazhdim i seancës së 11-të të Kuvendit që në rend dite ka ribalancin e buxhetit.

Gjatë tre ditëve të fundit deputetët e shumicës parlamentare mbronin qëndrimin e tyre se me këtë ribalanc bëhet shkurtimi i shpenzimeve joproduktive dhe përforcohen projeksionet e programit qeveritar për jetë më të mirë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga ana tjetër, opozita kundërshtonte duke thënë se zvogëlohen fondet për arsimin, shëndetësinë, policinë dhe armatën por edhe ato për investime kapitale.

Qëllimi i Qeverisë është shkurtimi i shumës prej 122 milionë denarëve të ndara për shpenzime të udhëtimit, si dhe 257 milionë denarë për prezantime, reklama dhe promocione ekonomike. Ndërsa, me këtë ribalanc janë të siguruara mjete për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, për turizëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori