LAJMI I FUNDIT:

Seanca ndaj Çaushit: 30 mijë letërnjoftime janë përdorur për zgjedhje

Seanca ndaj Çaushit: 30 mijë letërnjoftime janë përdorur për zgjedhje

Dëshmitari Ljubisha Arsiq, në procesin gjyqësor kundër Çaushit, ka deklaruar se letërnjoftimet i janë dhënë në rrugë në formë të një liste letre prej 105 letërnjoftimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Atij i është thënë se janë mbi 30 mij të tilla që janë përdorur për zgjedhje dhe janë shtypur në dy lokacione në Shkup, ndërkaq policia ka patur njohuri.


Pala e akuzës është interesuar që të dij identitetin e personit që i ka dhënë këto letërnjoftime, por pala mbrojtëse ka reaguar me arsyetimin e mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit, megjithatë gjyqi e lejoi këtë gjë, pasi që verifikon faktet.

Por, Arsiq nuk e ka zbuluar identitetin e tij./Telegrafi/