LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Seanca tetor

S’ka numra në Kuvend, përfundon seanca

Përditesuar 05/10/2023 12:24

Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur seancë me disa pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës po ashtu në rend dite kishte edhe Shqyrtimin e dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 17:15:26" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 17:15" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 17:15

Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK-së nuk kanë marrë pjesë në vazhdimin e seancës plenare.

Derisa deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk janë kthyer fare në seancë pas pauzës dy orëshe, deputetët e LDK-së lëshuan sallën e seancave plenare kur u konstatua se vetëm 53 deputetë janë nga mazhoranca.


I vetmi nga PDK-ja që u paraqit ishte deputeti Abelard Tahiri i cili njoftoi se s’do të marrin pjesë në punimet e kësaj seance për shkak të mosvotimit nga mazhorancës për rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

“Meqenëse s’është votuar rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës në tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme, si grup parlamentar i PDK-së refuzojmë të marrin pjesë më tutje në punimet e kësaj seance. Konsiderojmë se sot për sot nuk ka gjë më të rëndësishme që të jemi bashkë për Policinë e Kosovës”, tha ai.

Më kritik ndaj ekzekutivit dhe mazhorancës u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se të njëjtin nuk kanë numra për të qeverisur dhe miratuar ligjet edhe me shumicë të thjeshtë parlamentare.

Ai kërkoi një kompromis politik pasi tha se Kuvendi ka hyrë në një rrugë pa zgjidhje, ku qeveria s’ka numra në Kuvend, por as opozita s’i ka votat e nevojshme për ta rrëzuar ekzekutivit.

Madje ai i propozoi qeverisë të zgjeroi koalicionin qeverisës ose të shpërndahet Kuvendi.

“Ajo çka po shihet sot dhe në vazhdimësi janë dy të vërteta që duhet t’i themi haptazi. E vërteta është se ju nuk keni numra për me qeverisë dhe po ashtu e vërteta është se ne nuk kemi numra për me iu rrëzu. Prandaj duhet një kompromis politik për me dalë prej kësaj situate. Nëse një shumicë parlamentare për disa seanca me radhë nuk është në gjendje me kalu ligjet me shumicë të thjeshtë kjo nënkupton se ne duhet të jemi të përgjegjshëm institucionalisht, përgjegjshëm politikisht dhe të vetëdijshëm për barrën politike që e kemi. Ne duhet të ulemi të diskutojmë se si të shkohet përpara. Cila janë zgjidhjet e mundshme? Zgjidhja e parë gjithmonë janë zgjedhjet, zgjidhja e dytë është zgjerimi i koalicionit të juve që është çështje e juaj dhe zgjidhja e tretë është shpërndarja e Kuvendit. Nuk ka zgjidhje të tjera”, theksoi Gashi.

Pas lëshimit të sallës edhe nga deputetët e LDK-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës plenare, derisa pati një porosi edhe për mazhorancën.

“Ju liroj prej Kuvendit të Kosovës, kur të bëheni 61, tregoni”, tha ai.

Në rend të ditës për shqyrtim sot ishin disa projektligje, dy marrëveshje ndërkombëtare dhe zgjedhja e disa anëtarëve në institucione që mbikëqyren nga legjislativi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 14:03:07" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 14:03" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 14:03

Bekë Berisha nervozohet me një deputet: Veç mos më shti me të ardh qaty

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të enjten është nervozuar me njërin nga deputetët, të cilit i është drejtuar me fjalët “veç mos më shti me të ardh qaty”.

Sipas Berishës, deputeti po i ndërhynte në fjalim teksa po fliste për kushtet e Policisë së Kosovës.


“O ti djal, dëgjom se ti nashta mendon që jam tu bo hajgare, veç mos më shti me të ardhë qaty. S’jam tu bo hajgare. Kryetar a po ndërhyn ti apo unë? Mos më ndërhyj kur jam t’u folë se jam duke folë përnime”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

Nuk dihet se cilit deputet i është drejtuar Berisha, për shkak se nuk shihet në pamjet e regjisë së Kuvendit.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, disa herë ia ka tërhequr vërejtjen Berishës duke i thënë “kujdes fjalorin”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 13:50:09" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 13:50" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 13:50

“Shembulli më i keq i opozitarit që ka pas Kosova”, “Kryeministër mirë që i ke mësu ligjet edhe Kushtetutën” – opozita i përgjigjet kritikave të Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar partitë opozitare për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

E pas kritikave të kryeministrit, kanë reaguar nga partitë opozitare PDK, LDK e AAK.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nëse ekziston dikush që e ka bërë shtetin joserioz, është pikërisht Qeveria.


“Kryeministër thatë që ky mos votim po e bënë shtetin joserioz në raport me ndërkombëtarët, e vërteta është që këtë shtet nëse e ka bërë me u duk jo serioz në raport me ndërkombëtarët ndokush në Kosovë ndonjëherë jeni ju personalisht”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se opozita nuk e ka asnjë përgjegjësi për faktin që Kosova sot ndodhet nën masa sanksionuese nga BE dhe SHBA.

Krasniqi shtoi tutje se Kurti nuk është duke u brengosur për asnjë kategori në Kosovë.

“Nuk je tu u brengos për asnjë kategori në Kosovë, e dëshmuat para pak minutash ku e keni gojën plot për policinë e nuk ishit në gjendje me votu një rezolutë. Ti je shembulli më i keq i opozitarit që ka pas Kosova ndonjëherë”, tha Krasniqi.

Lajmi i plotë KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 13:32:50" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 13:32" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 13:32

Vitia: Jemi duke bërë marrëveshje që zyrtarët policorë të kenë prioritet në kryerjen e shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe në spitalet tjera rajonale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë duke bërë një marrëveshje me SHSKUK-në dhe Policinë e Kosovës që të gjitha shërbimet shëndetësore të policisë të kryhen në institucionet publike.

Sipas tij, në këtë marrëveshje do të bëhet prioritizimi në lista apo i intervenimeve të tjerë për zyrtarët policorë të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore.


“Pas adresimit për shëndetin e zyrtarëve policorë, do të kujdesemi ne nga buxheti i shtetit. Bashk me ministrin Sveçla kemi filluar bisedimet si ta bëjmë këtë më së miri. Janë takuar drejtori i ShSKUK-së dhe i policisë ku është duke u bërë një marrëveshje që të gjitha shërbimet shëndetësore të kryhen në institucionet shëndetësore sekondar në QKUK dhe në  spitalet tjera regjionale. Në këtë marrëveshje do të bëhen edhe prioritizimi në lista i apo në intervenime të tjera i të gjithë zyrtarëve policorë. Me prioritetin më të madh të gjitha sëmundjet që nuk trajtohen në institucionet tona publike do ta marr përgjegjësin që me prioritet t’i vendos policinë si përfitues të parë në bazë të kësaj marrëveshje. Do të vazhdojmë me FSK dhe zjarrfikësit”, ka thënë Vitia.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 13:19:24" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 13:19" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 13:19

Kurti kritikon opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Po i bllokoni punët në kurriz të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të enjten për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se marrëveshjet të cilat po presin të ratifikohen nuk janë të dëmshme, ndërsa ka shtuar se vlera e tyre tejkalon shifrën 360 milionë euro.


“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë Kuvendi dhe Qeveria kanë sjellur për miratim disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk po kalojnë për shkak të mosvotimit nga ana e opozitës. Vlera e marrëveshjeve që janë në pritje për miratim tejkalon shifrën prej 360 milionë euro.  Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë të dëmshme. Madje që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve janë në pajtim edhe opozita edhe pse nuk po i votojnë ato”, është sjprehur kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ka thënë se Qeveria mund të vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa u miratuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Por, me këtë mosvotim nga opozita humbin qytetarët sepse projektet nuk bëhen, sepse humbin grantet dhe kreditë e buta e në vendin e tyre duhet të shpenzojmë paratë e taksapaguesve dhe të marrim kredi me norma shumë të larta e të cilat në fund prapë duhet t’i paguajnë qytetarët. Detyra e opozitës nuk është të bllokojë punët në kurriz të qytetarëve.

Nuk mund të thuash se po bëj opozitë e po brengosem për qytetarët kur bllokohet ligji për çmimet tavan, ligji për pagën minimale e bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare për projekte zhvillimore. Nuk bëhet kështu e këtë po e thotë dikush që ka bërë opozitë parlamentare për një dekadë”, ka deklaruar kryeministri.

Sipas tij, nga viti 2011 deri më 2020 kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në opozitë në Kuvend janë votuar 377 marrëveshje ndërkombëtare.

“Vetëm tri prej tyre nuk i kemi mbështetur dhe ato dihet se çfarë kanë qenë. Ne si opozitë i kemi kundërshtuar marrëveshjet që kanë qenë të dëmshme sepse disave prej tyre po ua shohim sherrin e besoj edhe ju jeni të bindur se kanë qenë të dëmshme. Por, marrëveshjet që po presin tani miratimin nuk janë të tilla”, ka përfunduar Kurti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 12:49:06" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 12:49" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 12:49

Nuk hyn në rend dite propozimi i PDK-së lidhur me rezolutën për Policinë e Kosovës

Me 36 vota për dhe 53 abstenime nuk ka hyrë në rend dite propozimi i PDK-së lidhur me rezolutën për Policinë e Kosovës.

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.


“Konstatoj që nuk ndryshohet rendi i ditës”, tha ai. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 12:38:36" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 12:38" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 12:38

LDK e AAK e përkrahin propozimin e PDK-së për të hyrë në rend dite Rezoluta për fuqizimin e Policisë

Partitë opozitare, LDK dhe AAK e kanë përkrahur propozimin e PDK-së, që të hyjë në rend të ditës  rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se propozimi është konkret dhe që janë në dijeni pasi është diskutuar në kryesi të Kuvendit.


“Vlerësoj se ky propozim i plotëson kushtet që të hyjë në rend dite sot”, ka thënë ai.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK tha se e mbështet kërkesën e PDK-së.

“Është kërkesë e drejtë, legjitime, kërkesë e cila e detyron Kuvendin t’i lej pallavrat, elozhet, por të merret me veprime konkrete. Si AAK i kemi mbledh nënshkrimet që të kemi një pikë tjetër që lidhet me policinë, me koeficientin nga 105 në 129 euro për Policinë e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila kërkoi që të shefat e grupeve parlamentare të ulen e të dakordohen për pikat e këtij propozimi.

“Për propozime të tilla të ulemi dhe të dakordohemi për afate kohore. Kërkova më shumë kohë që ne si kryetar të grupeve parlamentare të ulemi dhe të diskutojmë për mundësitë për ato propozime që u thanë. Nuk duam të hyjmë në një debat i cili mund të shkaktojë divergjenca, diskurs politike dhe i cili nuk sjell ndonjë rezultat për shkak se nuk ka dakordim të përbashkët. Ky erdhi si propozim jashtë rendit të ditës, përderisa ka mundur të hyjë si material i rregullt…kërkova kohë që ne si kryetar të ulemi dhe të dakordohemi…”, ka thënë Kusari-Lila.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-05-2023 12:29:15" ["time"]=> string(16) "05/10/2023 12:29" ["update"]=> bool(false) } 05/10/2023 12:29

PDK propozon që rezoluta për fuqizimin e Policisë të hyjë në rend dite

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka propozuar që rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës të hyjë në rend dite.

Tahiri tha se kjo Rezolutë përmban tri pika të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.


“Kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/