LAJMI I FUNDIT:

Sead Koçan ka lëshuar Maqedoninë ditën e enjte

Sead Koçan ka lëshuar Maqedoninë ditën e enjte

Sead Koçan, pronar i TV Nova ditën e enjte në mëngjes ka lëshuar Maqedoninë përmes kalimit kufitari Tabanovc dhe është larguar në drejtim të panjohur, mëson Nova TV nga burimet në hetim.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacione se në cilin shtet ndodhet për momentin biznesmeni. Sipas Nova TV, Koçan ka lëshuar Maqedoninë disa orë para vendimit të Gjykatës Penale, të cilët pranuan ankesën e PSP-së.


MPB akoma nuk ka gjurmë nga Sead Koçan
Lexo po ashtu MPB akoma nuk ka gjurmë nga Sead Koçan

Sipas hetimeve të PSP-së në rastin “Trust”, të akuzuarit kanë fituar në mënyrë joligjire pasuri prej 17 milionë euro./Telegrafi.