LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti promovimi i librit “Prishtinë, muza ime” nga Libraria Dukagjini dhe Komuna e Prishtinës!

Së shpejti promovimi i librit “Prishtinë, muza ime” nga Libraria Dukagjini dhe Komuna e Prishtinës!

Libraria Dukagjini ose thënë ndryshe foleja e dijes dhe organizimeve të ndryshme socio kulturore, atraktive për fëmijë dhe të rritur.
Kësaj here bashkë me Komunën e Prishtinës dhe organizatën “Etea” po organizojnë një event madhor rreth promovimit të librit “Prishtinë, muza ime”.

Qysh nga viti 2020 në kulm të pandemisë është menduar për krijimin e këtij libri, ku u është kërkuar qytetarëve të Prishtinës që të aktivizohen e të bëhen pjesë e aktiviteteve socio-kulturore, në veçanti ti shkruajnë qytetit të tyre.

Nga kjo iniciativë e përbashkët e kërkesë për të shkruar, morën një përgjigje fantastike nga qytetarët e Prishtinës, ku brenda afatit të përcaktuar pranuan qindra tregime e poezi për qytetin tonë që pastaj i përmblodhën e i jetësuan në një libër të përjetimeve me emrin: “Prishtinë, muza ime!”

Promovimi i librit do të bëhet të enjten më 14 prill nga ora 17:00.

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar