LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti nis numërimi i 25 mijë votave me kusht

Së shpejti nis numërimi i 25 mijë votave me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rinumërimit të 280 kutive të votimit, pret që shumë shpejt të nis procesi i numërimit edhe të votave me kusht.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


Ai ka treguar se janë duke u bërë edhe verifikimet e fundit për fillimin e këtij procesi.

“Po presim që shumë shpejt të fillojmë numërimin e votave me kusht. Janë rreth 25 mijë vota me kusht. Aktualisht është duke u bërë edhe një verifikim, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/