LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti në Twitter vetëm dërguesi dhe marrësi do të kenë qasje në bisedat e tyre, thotë Elon Musk

Së shpejti në Twitter vetëm dërguesi dhe marrësi do të kenë qasje në bisedat e tyre, thotë Elon Musk

Twitter mund të lansojë të mërkurën metodën e mesazheve të drejtpërdrejta të ‘enkriptuara’, tha Elon Musk, derisa ky i fundit përshkruan planet për të rritur veçoritë e komunikimit në shërbimin e mediave sociale.

Musk tha në një postim në Twitter të martën vonë se versioni i fundit i aplikacionit Twitter përmban ndryshime në mesazhet direkte ose DM-s – mesazhe jo publike që përdoruesit i dërgojnë njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.


Shefi ekzekutiv tha se përdoruesit mund t’i përgjigjen çdo mesazhi në një lidhje DM, jo vetëm më të fundit, si dhe të përdorin çdo emoji për të reaguar ndaj një mesazhi.

Musk gjithashtu tha se bisedat të inkriptuara do të mund të lansoheshin të mërkurën.

‘Enkriptimi’ në mesazhe do të thotë se vetëm dërguesi dhe marrësi mund të kenë qasje në atë bisedë. Në teori, Twitteri dhe Musk nuk do të ishin në gjendje të shihnin ose përgjonin mesazhet e drejtpërdrejta midis njerëzve.

“Ideja është se nuk do të mund të shihja bisedat tuaja edhe nëse do të kisha një pistoletë drejtuar meje”, shkroi Musk. /Telegrafi/