LAJMI I FUNDIT:

SCV Investon në stratupin Kosovar Labbox për produktin e tyre edukativ për fëmijë

SCV Investon në stratupin Kosovar Labbox për produktin e tyre edukativ për fëmijë

South Central Ventures ka shtuar Startupin e teknologjisë edukative Labbox në portfolion e tyre. Startupi kosovar ka mbyllur një investim fillestar i cili ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që të sjellë produktet e tyre unike për teknologji (STEM) në treg. Produktet e Labboxit ofrojnë eksperiencë zbavitëse edukative, të bazuar në planprogram vetanak, e cila i lejon fëmijët të mësojnë për teknologjinë duke kaluar nëpër sfida të cilat vijnë në formë të Box-ave. Ky është investimi i parë i SCV’s në një startup të bazuar në Kosovë, i cili do të mundësoje prodhimin e parë të produkteve të Labboxit në tregun tonë.

Labbox zgjidh një problem shumë të rëndësishëm i cili prek mënyrën si fëmijët mësojnë për teknologji. Qëllimi I Labboxit është qe te ndërrojë qasjen ndaj teknologjisë e cila nis me frikën nga gabimet, drejte nxitjes se eksperimentimit. Aq me tepër produkti është I tille qe I mëson dhe inkurajon fëmijët te mësojnë prej gabimeve te tyre. Qasja e re e Labboxit sjell mësimin nga tregimet kreative te cilat nxisin fëmijët te provojnë dhe te gjejnë zgjidhje për sfidat ne mënyre te pavarur, qasje kjo e cila qëllimisht është larguar nga instruksionet ‘hap pas hapi’ te cilat shpesh janë te përdoruara.

Për ta bërë teknologjinë dhe konceptet e saj më të kapshme për fëmijët, Labboxi ka dizajn hardware i cili jep informacion fëmijëve përmes një gjuhe të ngjyrave, gjuhë kjo e cila i udhëzon gjatë përdorimit të produkteve. Qasja unike ndaj mësimit të cilën e ka implementuar Labbox, ka tërhequr vëmendjen e shumë edukatorëve nëpër bote, si dhe është pilotuar në disa shkolla publike në Kosovë.

Kujtojmë që Labboxi ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Londër në vitin e kaluar, finalist në SLUSH – njërin nga eventet më të mëdha botërore i startupeve, në Helsinki, si dhe është ekip virtualisht i inkubuar ne ICK.

Arta Zajmi fitoi medalje të artë në lojërat “Start Up” në Londër
Lexo po ashtu Arta Zajmi fitoi medalje të artë në lojërat “Start Up” në Londër

Themelueset, motrat Arta dhe Fiona Shehu, kanë filluar Labboxin në 2018 në klasat e Akademisë jCoders. Me ndihmën e ekipit të tyre, si dhe me mbi mijëra orë të testimit të komponentëve të ndryshme dhe planprogrameve me nxënësit e vet, lindi Labbox.

Kosova në Londër me medalje të artë për inovacion, flet fituesja Arta Shehu-Zaimi (Video)
Lexo po ashtu Kosova në Londër me medalje të artë për inovacion, flet fituesja Arta Shehu-Zaimi (Video)

Sot Labboxi përbehet nga një ekip i personave me shkathtësi të theksuara në elektronikë, programim dhe edukatorë te certifikuar në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Kjo ekipë është e vetmja ne rajon e cila gjithashtu ka fituar certifikimin STEM nga AdvancEd, Agjencia më e madhe e akreditimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si shpenzojnë kohën fëmijët tonë me teknologjinë, e definon edhe qasjen, edhe konceptet e tyre përballe teknologjisë në të ardhmen. Labbox jo vetëm qe ofron eksperiencën e nevojshme për të mësuar dhe krijuar në teknologji, gjithashtu lëviz qasjen nga frika prej gabimeve drejtë asaj e cila shfrytëzon gabimet për të mësuar. Kjo mënyrë e të menduarit ndërton një gjeneratë të individëve që zgjedhin probleme dhe kanë koincidencën të gjejnë zgjidhje të ndryshme për problemet e kohës sonë”, tha Arta Shehu Zaimi, CEO dhe themeluese e LabBox.

Tatjana Zabasu Mikuž, SCV Managing Partner, shton: “Unë jam gjithmonë në kërkim të themelueseve të cilët me inspirojnë, me njohuri të gjerë, të cilët po adresojnë sfidat e botës së sotme. Të kem mundësi të punoj me një ekip kreativ dhe të aftë i cili ka për mision të përgatit fëmijët për sfidat e së ardhmes, është jashtëzakonisht entuziazmuese dhe jam shumë e lumtur që jemi duke i përkrahur në këtë mision.

Për South Central Ventures

Me zyre ne Beograd, Zagreb dhe Shkup, South Central Ventures (SCV), përmes Enterprise Innovation Fund (ENIF), është i fokusuar në kompani teknologjie në Ballkanin perëndimor. Fondi €40m është i dedikuar fillimisht për startupe në faza fillestare dhe në investime që nxisin rritje. Në xhepin e fondit për investime fillestare, €1,5 milionë janë të alokuara për investime deri në 100 mijë euro për kompani. Pjesa më e madhe e fondit është e alokuar për startupet ne fazat fillestare dhe ne ato ne rrije deri ne 3 milion për kompani. Këto investime kane përcëllim të shtyjnë përpara zgjerimet ndërkombëtare të bizneseve dhe rritjen e kompanive më të mira në teknologji të cilat janë në gjendje të tregojnë tërheqje dhe dëshmojnë që kanë potencial për t’u ‘bërë të mëdha’.

Për më shumë vizitoni faqen zyrtare duke klikuar këtu! /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori