Qeveria amerikane nuk do ta udhëheqë procesin midis Beogradit dhe Prishtinës, është një punë për Bashkimin Evropian (BE), “por ne do të jemi atje për të ndihmuar sa më shumë që të mundemi”.
Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott në një intervistë me “FoNet”.
Ai gjithashtu ua ka kujtuar serbëve se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është një vend i pavarur.
Në këtë drejtim, Kyle Scott ka theksuar se kjo është një kohë e mirë për të negociuar, me qëllim të arritjes së kompromisit dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes dy palëve.
“Por çfarë do të jetë normalizimi dhe çfarë do të jetë marrëveshja, nuk e dimë ende”, citohet të ketë thënë Scott duke shtuar se SHBA mbështet BE-në në këtë proces.
Sipas tij, “çdo zgjidhje e përhershme duhet të vijë nga negociatorët, domethënë nga Beogradi dhe Prishtina”.
Zgjidhja duhet t’i japë stabilitet rajonit, jo për ta bërë rajonin të paqëndrueshëm, ka theksuar Scott dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një “vijë të kuqe” ose se “do të pranojnë çdo gjë që vjen nga Beogradi dhe Prishtina”.
“Por themi se jemi të hapur ndaj zgjidhjes dhe jemi të hapur për të parë se çfarë lloj marrëveshjeje është ajo midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ne e dimë se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka negociata”, ka thënë ndër tjerash ambasadori i SHBA-së në Beograd. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit