LAJMI I FUNDIT:

Schwendiman, i inkurajuar nga konsolidimi i Speciales

Schwendiman, i inkurajuar nga konsolidimi i Speciales

Prokurori i specializuar, David Schwendiman, është i inkurajuar nga miratimi i Rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u bë javën e kaluar.

Në përgjigjen e tij dërguar gazetës “Zëri” Joseph L. Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendëskryeprokurorit të specializuar, ka thënë se prokurori vazhdon ta kryejë punën që ia kërkon ligji i vitit 2015.


Madje sipas Joseph Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendëskryeprokurorit të specializuar, prokurori është shumë i inkurajuar me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave ditë më parë.

Megjithatë, Hollerhead është shprehur i rezervuar sa i përket pyetjes së gazetës “Zëri” se kur do të nisin akuzat e para dhe e ka gjasë që ato të fillojnë brenda këtij viti.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i veçantë dhe i pavarur nga Dhomat e Specializuara dhe ka përgjegjësinë e autoritetin e vetëm t’ia dërgojë akuzat Gjykatës së Specializuar. Por, kur do të bëhet kjo ai nuk ka treguar, duke mos dashur që të ndërhyjnë në hetimet e Prokurorisë.

Në anën tjetër zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, i ka thënë gazetës “Zëri” ditë më parë se nëse vendimi i Dhomës Speciale të Gjykatës Kushtetuese do të jetë pozitiv, rregullat do të hyjnë në fuqi 7 ditë më pas. Në të njëjtën kohë Benes ka bërë të ditur se ky është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori