LAJMI I FUNDIT:

Schwarzenegger i ka ndryshuar shprehitë: “Tani jam 99% vegan”

Schwarzenegger i ka ndryshuar shprehitë: “Tani jam 99% vegan”
Arnold Schwarzenegger (Foto: YouTube)

Legjenda e aktorit dhe guvernatori i dikurshëm i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger (72), ka lënë shumë shprehi të tij të vjetra jetësore, po ashtu edhe ngrënien e mishit

Tre vjetët e fundit Arnoldi thotë që nuk ha mish, por vetëm në ndonjë situatë të jashtëzakonshme.


– Tani për tani jam 99% vegan. Edhe pse çdo ditë ju bombardojnë duke ju thënë që nuk mund të bëheni mashkull i vërtetë nëse nuk hani mish, kjo nuk është e saktë – ka thënë Arnold.

Gjatë kohës së promovimit të filmit “Terminator – Dark Fate” ka pasur probleme të mëdha të mbajë regjimin e vet të ushqimit, transmeton Telegrafi.

– M’i kanë prishur totalisht planet me biskota të mëdha, torta dhe pjekurina të cilat më është dashur t’i testoja – ka thënë ai.

Ushqimi i tij aktual dallon shumë nga ditët e rinisë kur masën çdo ditë e ka mbajtur me konsumimin e sasive të mëdha të mishit, tonit dhe vezëve, ndërkaq në filmin “Plani për ikje” 2013 Schwarzenegger madje në një përleshje e shqipton fjalinë “po godet si vegjetarian”.

Edhe pse dikur ka qenë politikan i lartë, Arnold sot thotë që politikën e urren. Megjithatë, është angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe po e përkrah aktivisten Greta Thunberg (17), duke i ofruar huazimin e veturës së tij elektrike Hummer. /Telegrafi/